Pyetje për të dashurin që biseda juaj të jetë interesante

nga Argjenda Selmani

Sa shpesh keni pyetje për të dashurin tuaj? Po flasim për pyetje interesante që e mbajnë bisedën gjallë dhe pyetje që të nxisin mendime të thella. Shpesh herë, kur kalojmë një kohë të gjatë me një person bisedat na shtjerrën. E dimë edhe se çfarë mendon tjetri. Madje edhe kur nuk flasim, por mjafton ta shikojmë në sy.

Megjithatë kjo nuk do të thotë se ne duhet të pushojmë së bëri biseda interesante me personin tonë të zemrës. Përkundrazi, ka shumë rëndësi që në vazhdimisht, si çift, të angazhohemi të gjejmë gjëra të reja për të folur e për ta mbajtur gjallë entuziasmin në një raport. Më poshtë po ju rendisim disa pyetje për të dashurin që duhet t’ja bëni patjetër.

pyetje per te dashurin

Dhjetë pyetje për të dashurin, që nuk do t’i harrojë kurrë

  1. A e ke paramenduar se jeta jote do të ishte kështu në këtë fazë që ndodhesh tani?
  2. Sa kanë ndryshuar dëshirat e tua para 10 vitesh edhe tani?
  3. Cila është ëndrra jote më e madhe?
  4. Si e paramendon se mund të ishte jeta jonë nëse nuk do të takoheshim me njëri-tjetrin?
  5. Nëse do të të duuhej të ndërroje profesion, cilin profesion do ta zgjidhje?
  6. Nëse njëri nga ne duhet të heq dorë nga puna e ëndrrave të tij, për të qenë bashkë, cili do ta bënte?
  7. Nëse do na duhej të zhvendosemi në një shtet tjetër për të jetuar bashkë, ku do të shkonim?
  8. Çka ndodh nëse do të kemi një fëmijë papritur?
  9. Çka nëse nuk mund të kemi fëmijë?
  10. Ku e sheh lidhjen tonë pas 5 vitesh?

Dhjetë pyetje për të dashurin që janë argëtuese dhe që do t’i shijoni të dy

pyetje per te dashurin

  1. Nëse duhet të zgjedhësh vetëm 5 këngë që mund t’i dëgjoni deri në fund të jetës?
  2. Cili është ushqimi që mendon se unë e gatuaj më së miri?
  3. Cili është filmi që e ke parë më shumë se 3 herë?
  4. Kush është heroi yt?
  5. Cili është vendi më i mirë që ke vizituar?
  6. Po vendi që ëndrron ta vizitosh?
  7. Nëse do të duhej ta ndërroje emrin, si do ta bëje?
  8. Cilat janë tri dëshirat që do t’ja shprehje gjindit të Aladinit?
  9. Ushiqmi më i çuditshëm që ke ngrënë ndonjëherë?
  10. Nëse do të mund të ishe kafshë, cila do të doje te ishe?

Pse do t’ju ndihmojmë këto pyetje?

Së pari, do t’ju japin mundësinë të bëni një bisedë më të thellë, ose me argëtuese me partnerin. Së dyti, do t’ju mundësojnë ta njihni më mirë partnerin. Padyshim se ju dini shumë gjëra për partnerin tuaj. Mirëpo ne besojmë se disa nga këto pyetje nuk ja keni bërë kurrë. Kështu që kur t’i bëni këto pyetje, ju do të merrni përgjigje dhe informacione që nuk i keni pasur.

Në anën tjetër, edhe ju vetë do të keni mundësi që t’i përgjigjeni dhe të bëni një bisedë që nuk do ta harroni gjatë. Madje, ku i dihet se me çfarë pyetje do t’ju befasoj partneri juaj? 

A je single? A e ke shkarkuar ende dua.com në telefonin tënd? Nëse jo, çka po pret? Shkarko Shkarko tani dhe krijo një profil!