Pyetjet më të shpeshta për dua.com

nga Stefan van Dijk

Ne në dua.com marrim shumë pyetje në lidhje me aplikacionin, platformën, misionin dhe punën tonë. Në këtë faqe ne do t’ju rendisim pyetjet më të shpeshta që marrim.

Nëse keni ndonjë pyetje tjetër ju lutem dërgoni një e-mail në support@dua.com. Ne do të përpiqemi t’ju kontaktojmë sa më shpejt që është e mundur.

Pyetje të përgjithshme rreth aplikacionit përpara se të jeni përdorues:

Kush mund ta përdorë aplikacionin dua.com?

Aplikacioni i dua.com është krijuar për tu përdorur nga gjithë shqiptarët kudo që ata ndodhen në botë. Qëllimi i duas është të bashkojë shqiptarët përmes dashurisë, ndihmës dhe biznesit. Për të qenë përdorues i aplikacionit të dua.com duhet të jeni 18+.

Si mund ta shkarkoj aplikacionit dua në iOS?

Jeni përdorues i iOS dhe jeni të interesuar ta shkarkoni aplikacionin dua.com? Atëherë mjafton të klikoni këtu dhe automatikisht gjeni aplikacionin dua në App Store.
Duke krijuar një profil në dua.com ju keni mundësi të lidheni me shqiptarët kudo në botë. Dua ju shërben për të krijuar lidhje, njohje dhe miqësi me bashkëatdhetarët kudo që janë.

 

Si mund ta shkarkoj aplikacionin dua në Android?

Si përdorues i android aplikacionin dua.com mund ta shkarkoni në telefonin tuaj duke klikuar këtu. Ky link ju dërgon drejt e në Play Store. Duke krijuar një profil në dua.com ju keni mundësi të lidheni me shqiptarët kudo në botë. Dua ju shërben për të krijuar lidhje, njohje dhe miqësi me bashkëatdhetarët kudo që janë.

Pyetje në lidhje me përdorimin e aplikacionit:

Si mund të jap feedback për aplikacionin dua.com?

Për pështypjet tuaja, vërejtjet, pyetjet dhe sygjerimet që lidhen me aplikacionin dua.com mund të na shkruani në support@dua.com. Ne do të përpiqemi të përgjigjemi brenda dy ditëve të punës. Ekipi jonë i zhvillimit po punon vazhdimisht që të sjellë versionin më të mirë të mundshëm. 

Si ta ndërroj fotografinë e profilit në dua.com?

Në aplikacionin dua.com që po bën bashkë shqiptarët ju mund ta ndërroni fotografinë tuaj të profilit dhe të shtoni fotografi të reja. Për ta bërë këtë duhet të hapni aplikacionin dua dhe të klikoni në ikonën e fotografisë. Pastaj aty keni opsionin për të shtuar fotografi. Në fund vetëm tërhiqeni fotografinë dhe shtypin opsionin done për të përfunduar.

Më detajisht ju tregon videoja e bashkangjitur më poshtë.

Pyetje në lidhje me kompaninë dua.com:

A mund të gjejë punë në dua.com?

Për momentin dua.com e ka të kompletuar stafin e saj. Kur të ketë ndonjë pozitë të lirë pune në dua konkursi do të publikohet në faqet tona zyrtare.

 

Kliko këtu për ta shkarkuar aplikacionin tani ↓