‘Rinia shqiptare tashmë e ka aplikacionin që i mungonte’

nga Argjenda Selmani

Ende nuk është mbushur një javë që kur aplikacioni dua.com është publikuar në App Store dhe Play Store. Megjithatë rinia shqiptare po ndihet sikur më në fund ka në dorë diçka per të cilën ka pasur nevojë qe një kohë të gjatë.

Teksa numri i përdoruesve të dua.com, aplikacionit që po bashkon shqiptarët, po rritet çdo ditë, njësoj po shtohen edhe reagimet, eksperiencat dhe komentet e njerëzve. Përmes rrjeteve sociale, komenteve, postimeve e mesazheve po marrim qindra përshtypje dhe reagime nga rina shqiptare, nga përdoruesit tanë. Me ju do të ndajmë disa prej tyre.

‘Tepër argëtuese dhe e nevojshme’

rinia shqiptareRita Rexhepi nga Prishtina tregon se e ka shkarkuar aplikacionin dua.com qysh në ditën e lancimit. Që nga 22 qershori ajo ka krijuar profilin e saj, ka kërkuar përdorues të ndryshëm e ka marrë pëlqime. “Për mua, ideja e një dating app shqiptar ishte interesante kur e dëgjova për herë të parë. Isha kurioze se si do të shkojë”, thotë Rita.

Tutje ajo shton se nuk hyn në mesin e njerëzve që besojnë së shqiptarët nuk janë mjaftueshëm mendje hapur për gjëra të tilla. “Rinia jonë nuk dallon nga rinia e mbarë botës. Ne jemi në hap me çdo gjë, e pse jo edhe me dating apps?”, thotë Rita. Për të, bashkimi i shqiptarëve në një vend është një mision tejet fisnik. “Definitivisht kemi pasur nevojë për një platformë të tillë. Jemi shumë, dhe jemi kudo në botë. Shpresoj që më dua të bëhemi bashkë dhe të bëhemi vërtetë një”, përfundon Rita.

‘Një aplikacion që i duhet më së shumti diasporës’

rinia shqiptareMentor Salihu, i rritur në Gjermani, thotë se dua.com do t’i shërbëjë më së shumti diasporës. Sipas Mentorit, ky aplikacion po e bën atë si mërgimtar të ndihet më afër shqiptarëve. “Kam dëgjuar për dua.com përmes një shokut tim. Ai insisitoi që ta shkarkoj edhe unë në telefonin tim. Qysh në fillim më pëlqeu”, thotë Mentori. Tutje ai shton se është kurreshtar edhe për pjesët e tjera të aplikacionit, që do të publikohen së shpejti. Për fushat dua biz dhe dua help.

“Në përgjithësi, ata që janë rritur larg e dinë më së miri sa vështirë është të gjesh një partner apo partnere shqiptare në një metropol botëror. Shqiptarë ka shumë por janë të shërndarë mes nacionaliteteve tjera. Prandaj patjetër se një app si dua është i mirëseardhur”, thotë Mentori. Ai është i bindur se rinia shqiptare do ta mirëpresë dhe do ta përdorë me sportivitet aplikacionin dua.com. “Një veçori e vecantë që pashë tek dua është mundësia e lëvizjes me lokacion. Nëse nga Berlini mund të shoh vajzat në Prizren, për mua është e mrekullueshme. Shpresoj që dua të avancohet çdo ditë e më shumë thotë ai.

Nëse ende nuk je përdorues i dua.com dhe dëshiron t’i bashkohesh komunitetit online të shqiptarëve për ta shkarkuar aplikacionin në App Store klikoni këtu. Kurse për ta shkarkuar në Play Store klikoni këtu.

Kliko këtu për ta shkarkuar aplikacionin tani ↓