Rreziku i 'sad-fishing' dhe 'bullizmit' në rrjetet sociale.

nga Flogerta Driza

“Sad-fishing” është një “trend” në rritje, ku të rinjtë “ekzagjerojnë problemet e tyre emocionale dhe mendore për të gjeneruar simpati” – thonë drejtuesit e shkollave. Kjo do të thotë që ata me probleme të vërteta shpesh anashkalohen apo ngacmohen.
Të rinjtë po e shohin ‘sadfishing’ si një problem shumë “të vështirë për tu menaxhuar”, thekson Konferenca e Drejtuesëve të Shkollave.
Ky raport doli nga Digital Awareness UK, bazuar në intervistat e mbi 50,000 nxënësëve në Mbretërinë e Bashkuar. 
dua.com

Dëshmi e sad-fishing nga një nxënës.

Raporti citon një nxënës që shpërndau në rrjetet e tij sociale se “ndihej shumë i trishtuar”. “Shumë njerëz komentuan dhe ‘e pëlqyen’ postin tim, por më pas disa të tjerë ditën tjetër në shkollë më thanë se po e bëja për vëmendje, pra sad-fishing.” – tha nxënësi.
Në fillim të këtij viti, një studim i bërë nga Organizata për Bashkëpunim dhe Zhvillim Ekonomik (OECD),me 250,000 mësues nga 48 shtete, sugjeroi se shkollat në Angli kishin rastet më të larta të problemeve me sjelljen në internet. Studimi tregoi se 27% e drejtuesëve të shkollave në Angli u duhej të merreshin me problemet që lidhen me ‘bullizmin’ online, gati çdo javë. Kjo krahasuar me një mesatare ndërkombëtare prej 3%, ku këtu përfshihen shtetet e tjera që ishin pjesë e studimit.
Chris Jeffery, mësuesi i shkollës Bootham, në veri të Yorkshire, i cili kryeson grupin e mirëqenies në punë së HMC-së, tha se: “Rrjetet sociale dhe teknologjia e celularëve tashmë janë një “aspekt i pashmangshëm i peizazhit të jetës së të rinjve”. “Duke pasur parasysh natyrën e kësaj teknologjie, tendencat ndryshojnë shpejt dhe është e rëndësishme që arsimtarët dhe prindërit të kenë njohuri mbi mënyrën se si të rinjtë përdorin pajisjet e tyre,” – tha ai.
Kjo tendencë në rritje sipas BBC nuk ndodh vetëm në Angli, por kudo ku pajiset elektronike janë bërë pjesë e përditshmërisë së të rinjve, kryesisht adoleshentëve.
Në Shqipëri, ndonëse tendencat ecin në tjetër drejtim për shëmull kush është “the coolest”, sërisht ‘bullizmi’ përbën problem madhor por nuk trajtohet si i tillë nga drejtuesit e shkollave. Pra ne përfshihemi tek 3% i studimit të kryer. Arritëm në këtë përfundim pasi pyetëm shumë adoleshentë të cilët e pranojnë ‘bullizmin’ si tendencë por mohojnë trajtimin e këtij fenomeni si problem.
Referojuni artikullit të BBC nga ku ky material u mor si reference

Artikuj të ngjashëm