Rri n’shpi, shkarko dua.com, njofto shqiptarë online

nga Kaltrina

Takimet e dashurisë dhe distanca sociale janë dy gjëra që nuk shkojnë fare së bashku.

Për fatin e keq të beqarëve, kërkimi i dashurisë në bare, restaurante apo palestra është bërë i pamundur. Zgjedhja më e mirë për momentin po duket se janë: takimet online.

Rri nshpi dua.com Pse takimet në internet po konsiderohen pozitive?

Duket se ndërsa njerëzit po kalojnë më shumë kohë në shtëpi, ata po rritin aktivitetin e tyre në takime me aplikacione.
Sipas asaj që po ndodhë tani duket se kjo kohë në izolim do të ketë efekte anësore pozitive. Me këtë nënkuptojmë se kriza e tanishme ndoshta mund të na bëjë të rizbulojmë aftësinë tonë për biseda më të gjata.
Kjo do të na ofrojë mundësinë të njohim dikë me kalimin e kohës dhe të mos ngutemi me vendime.

Rri n’nshpi & shkarko dua.com

Jeni shqiptar, beqar dhe në kërkim të dashurisë? Virusi dhe ligjet mund të ju ndalojnë shumë gjëra për momentin. Mirëpo nuk e ndalojnë dua.com, të ju ofrojë mundësinë e krijimit të lidhjeve të reja të dashurisë.

Para pak kohe kemi lançuar versionin e parë testues të dua.com. Kur është caktuar data e lançimit të këtij versioni, askush nga ekipi jonë nuk ka pasur ide se bota do të përjetojë pandeminë koronavirus. Mirëpo kjo nuk e ka ndalur ekipin e dua.com, dhe si rezultat kemi pranuar kërkesa të shumta nga të interesuarit, për tu bërë testues beta.

Rri nshpi dua.comKomuniko pa fund

Edhe pse vetëm version testues, “chat-i” i dua.com është funksional. Kjo do të thotë se mjafton ta shkarkoni aplikacionin, të krijoni proflin dhe të vazhdoni të kërkoni përdorues tjerë. Ju mund të pëlqeni profilet e atyre që ju pëlqejnë dhe të bisedoni me ta. Njoftohuni online përmes dua.com, ndani eksperiencat tuaja interesante, ndani momente nga jeta e përditshme në karantinë dhe pse jo takohuni kur të mbarojë kriza e pandemisë.
Rri nshpi dua.com

Kur do të jetë i gatshëm versioni final?

Përgjigja e kësaj pyetje është e njejtë si dëshira për të përfunduar pandeminë. Sa më shpejtë të jetë e mundur. Ekipi i zhvillimit po punojnë vazhdimisht për të krijuar versionin final të aplikacionit dua.com. Jemi duke bashkuar rreth 12 milion shqiptar në mbarë botën, prandaj faza finale do të marrë edhe pak kohë. Kjo sepse po sigurohemi të krijojmë një aplikacion të sigurtë, ku mbizotëron siguria, mirësjellja dhe respekti.

Nëse nuk jeni regjistruar akoma për të shkarkuar versionin testues beta, klikoni këtu.