Rutina e milionerëve – Çelësi i suksesit të tyre!

nga Flogerta Driza

Rutina e milionerëve është e veçantë dhe disiplina që vjen më të ështtë shpërblyese. Kjo nuk do të thotë se do të bëheni milionerë brenda ditës, por do t’ju nxis të jeni më produktivë. E, ku i dihet ndoshta prej disiplinës mund të përfitoni shumë!

Rutina është domosdoshmëri për jetën tuaj. Duhet të dini si duhen shfrytëzuar plotësisht çdo orë e ditës që të shihni ndryshim në jetën tuaj. Rutina e milionerëve tregon se sa të organizuar janë ata në të vërtetë. Ndiqni këto hapa për të përmirësuar veten tuaj fizikish ashtu edhe mendërisht.

5:00: Zgjohuni

Sipas autores Laura Vanderkam, e cila studioi gjerësisht rutinën e milionerëve, 90 përqind e drejtuesve zgjohen para orës 6 të mëngjesit. Kjo rutinë sjell shumë përfitime dhe ju ndihmon të sistemoni ditën tuaj. Gjithashtu ju mundëson më tepër kohë që të hani mëngjes me familjen, të meditoni, të ushtroheni; të gjitha gjërat e nevojshme për të patur një ditë produktive.

5:30: Ushtrohuni

Të ushtroheni në mëngjes ka një efekt të jashtëzakonshëm. Rrisni nivelet e energjisë për gjatë gjithë ditës. Duke qënë se çlironi endorfinë kjo ju sjell një boost energjie, si dhe zvogëlon ndjeshëm ndikimin e stresit në trup.

6:00: Medito

Një nga arsyet që njerëzit e suksesshëm meditojnë është se i bën më produktivë. Hulumtimet tregojnë se duke stërvitur veten për t’i rezistuar tundimeve mund të përmirësoni marrëdhëniet tuaja, të rritni performancën dhe besueshmërinë në të njëjtën kohë.

6:30: Lexo

Njerëzit e suksesshëm lexojnë çdo ditë. Miliarderë si Mark Zuckerberg, Bill Gates dhe Warren Buffett i kushtojnë shumë orë në ditë leximit për të mësuar diçka të re.
Një studim i fundit zbuloi se vetëm 11 përqind e njerëzve të pasur lexojnë për qëllime argëtimi. Të paktën 85 përqind lexojnë dy libra në muaj për qëllime mësimore ose arsimore. 30 minuta në ditë lexim mund t’ju shnërroj jetën.

07:00: Mëngjesi

Të gjithë e dimë se mëngjesi është vakti më i rëndësishëm i ditës; pasi rrit përqëndrimin, rregullon sheqerin në gjak dhe ndihmon nëe curinë e ditës. “Nuk jam eksperte makinash, por një gjë e di të sigurt: Makinat nuk funksionojnë pa karburant,” thotë miliarderieja Oprah ëinfrey. “Trupat tanë janë të ndërtuar “njësoj”, kjo është arsyeja pse jam e apasionuar pas mëngjesit.”

8:00: Filloni punën

13:00: Dreka (për të paktën një orë)

Pushimi i drekës është diçka që shumë njerëz të suksesshëm kanë të përbashkët. Ata e dinë sa rëndësi ka shkëputja nga puna për të rritur efikasitetin.
Nëse jeni në mbledhje dhe lexoni postë elektronike gjatë gjithë mëngjesit, tendosja e syve dhe dhimbja e kokës nuk janë pozitive për ju. E njëjta gjë vlen edhe për përqendrimin tuaj – duke marrë një orë pushimi që ju restauron energjitë, pjesa e tjetër të ditës do eci më mirë.

18:00: Lini punën

Sipas hulumtimit miliarderët kanë jetë shumë të ngjeshur dhe të planifikuar. Kjo është ajo që i ndihmon ata të arrijnë gjithçka që bëjnë, si dhe të kenë kohë për familjen. Kjo do të thotë të lini gjithçka ndodh në punë po aty. Pjesën tjetër të ditës kushtojani shtëpisë dhe familjes suaj, duke qënë plotësisht i pranishëm.
“Dita ime mbaron kur ndjehem i lodhur dhe jam gati të shkoj në shtëpi …”, thotë themeluesi dhe ish-drejtori i Intel, Andy Grove, i cili gjithmonë e linte zyrën në orën 18:30 çdo ditë, pa përjashtuar asnjë problem apo ngërç të ish-firmës së tij.

23:00: Flini gjumë

Sipas Arianna Huffingto, gjumi është procesi më i rëndësishëm i jetës së njeriut. Arianna shton gjithashtu se duhet të flini të paktën 7 orë, si dhe duhet t’i largoni të gjitha pajisjet elektronike nga dhoma e gjumit. Kjo eliminon tundimin për të kontrolluar e-mailin e punës në mes të natës. Këto të fundit mund t’ju lënë pa gjumë më vonë.

Miliarderi Bill Gates pëlqen të flejë shtatë orë gjumë natën, si dhe të lexojë para shtratit. ‘Lexoj një orë, pothuajse çdo natë para se të fle. Kjo është rutina ime para gjumit, nuk bëj dot pa këtë proces.’ thotë ai.

Gjumi i bollshëm mund të përmirësojë krijimtarinë, inteligjencën, besimin në vetvete, aftësitë udhëheqëse dhe aftësinë e vendimmarrjes suaj. Të gjitha këto, siç e përmenda ,ndoshta nuk do t’ju bëjnë milioner brenda një kohe të shkurtër, por ndoshta do t’ju ndryshojnë komplet jetën duke ju bërë më produktivë dhe pse jo edhe më të suksesshëm. 

Kliko këtu për ta shkarkuar aplikacionin tani ↓