Të rinjve nga Kosova u pëlqen të punojnë apo të kalojnë kohë kafeve?

nga Flogerta Driza

Duke vazhduar me rubrikën tonë të përjavshme, pas një ndërprerjeje të shkurtër, rikthehemi sërish me disa rutina nga të rinjtë tanë energjikë. Këtë radhë vendosëm t’ju tregojmë rutinat e tre të rinjve nga Kosova.

Punëtorë, të përkushtuar dhe të vendosur për të ndjekur synimet e tyre, të rinjtë e radhës na tregojnë se si kalojnë një javë të zakonshme. Përtej steriotipeve, ja cilët janë ata:

Endrit Kryeziu

Endrit

Endrit Kryeziu

 Une jam Endriti. Zakonisht zgjohem herët (06:00 AM) dhe e filloj ditën duke pirë pak ujë. Bëj ushtrime të thjeshta aerobike për të vënë mendjen dhe zemrën në funksion. Po ashtu, gjatë mëngjesit planifikoj ditën dhe kjo më ndihmon të jem më produktiv gjatë ditës. 

Në ora 8:30 filloj punën si social media manager. Gjithë ditën e shpenzoj duke u angazhuar në takime me klientë të ndryshëm. Mundohem t’i ndihmojë ose tu zgjidh problemet e tyre.

Ditën time e mbush me pyetje që ua parashtroj kolegëve të mi të punës për pothuajse gjithçka. Më pëlqen të shoh botën nga perspektiva të ndryshme. Pas orarit të punës zakonisht kontrolloj trendet e fundit të botës dixhitale dhe mundohem që ndryshimet pozitive t’ia propozoj ekipit tim. 

Më pëlqen shumë futbolli dhe zakonisht pas punës 2-4 herë në javë luaj futboll me shokët e mi. Para se të mbyll ditën lexoj artikuj, libra, experimente, apo mendime të fushës së astronomisë. Jam i fiksuar pas universit dhe mënyrës se si funksionon. Dy – tre herë në javë nga ora 23:00 e natës deri në 01:00 të mëngjesit mbaj takime të rregullta me dy kompani. Këto janë kompani të huaja me bazë në Amerike dhe Kanada, ku unë jam konsulent për social media dhe digital marketing. Për sa i përket fundjavës, e gjitha i takon futbollit duke parë pothuajse çdo ndeshje që mundem.

Emira Isufi

Ermira Isufi

Emira Isufi

Më quajnë Emira dhe jam muzikante. Shpesh zgjohem në orën 08:30-09:00, me një monolog të fuqishëm me veten time. Pendohem çdo mëngjes që Netflix përseri më bëri të humbas sensin e kohës. Mundohem që mëngjesin ta kaloj duke u ushtruar në piano, dhe kështu harroj të ha mëngjes. 

Për momentin po mundohem të realizoj endrrën time. Jam duke hapur studion time muzikore e  të bëjë atë që di më së miri, të ndaj njohurit e mija me krijesën ma të mrekullushme, fëmijët. 

Më pëlqen të hulumtoj rreth metodave muzikore dhe refuzoj të jem “mësuese e mërzitshme”. Lexoj çdo ditë se si fëmijët munden të kënaqen, ndërkohë dhe të mësojnë çdo ditë diçka të re e të bukur për muzikën. Ditën e mbyll duke menduar “të dal apo mos të dal” në mbremje dhe përfundoj prap pranë laptopit.

Diellza Daka

Diellza

Diellza Daka

Jam Diellza dhe një ditë e zakonshme e imja fillon që herët në mëngjes. Zgjohem rreth orës 8 dhe bëhem gati që të shkoj në palestër. Ushtrimet i filloj nga ora 9:00 – 10:30, më pas kthehem në shtëpi bëj një dush të shpejt, përgatis ushqimin dhe bëhem gati që të shkoj në shkollë.

Zakonisht ditët e mia kanë këtë rutinë dhe arrij të mbaj një balanc mes aktivitetit fizik, mësimit, dhe shoqërisë. Gjatë gjithë javës jam e zënë me shkollën dhe nuk më mbetet shumë kohë që të dal me miqt e mi.

Megjithatë, ndodh që pas mësimit ka raste që ndalemi e pijmë kafe dhe shijojmë ca kohë relakuese së bashku. Hapësira që më mbetet në fund të ditës e shfrytezoj për të pushuar, të shoh ndonjë serial ose të mësoj. Kurse në fundjavë kam më shumë dëshirë ta kaloj me familjen. Dal të vizitoj ndonjë familjar ose shoqërinë që nuk e kam takuar gjatë javës. 

Në këtë mënyre kam kohë të mjaftushme të kujdesem për veten time dhe të punoj më shumë në arritjen e qëllimeve të mia. Mundohem që ta menaxhoj kohën në mënyrën më të mirë të mundshme që të mos e lë asgjë dhe askënd të anashkaluar nga ana ime.

Këtu mbyllim rubrikën e rutinës së të rinjve nga Kosova, megjithatë shumë të tjera do shkruhen për ta. Të themi të drejtën mezi presim ditën e javës që të shkruajmë për të rinjtë shqiptarë kudo që ata ndodhen. Gjithmonë na vërtetojnë edhe njëhere se steriotipet janë pikërisht ashtu si i quajmë, steriotipe dhe nuk janë aspak të vërteta.

Kliko këtu për ta shkarkuar aplikacionin tani ↓