Shenjat që tregojnë se jeni të dashuruar!

nga Flogerta Driza

A jeni me të vërtetë të dashuruar? Sigurisht ju ka ndodhur të pyesni veten në lidhje me ndjenjat tuaja dhe është vërtet e vështirë ta kuptoni sepse shpesh ju kanë mashtruar.

Fatmirësisht, janë bërë disa hulummtime dhe kanë gjetur se kur personat bien në dashuri truri duket shumë më ndryshe nga ata që vetem përjetojnë një ndjenjë të rastit. Po aq ndryshe është edhe truri i dikujt që ka një marrëdhënie të përkushtuar afatgjatë.

Studimet udhëhequr nga Helen Fisher, antropolog në Universitetin Rutgers dhe një nga ekspertët kryesorë në bazë biologjike të dashurisë, ka zbuluar se faza e trurit “në dashuri” është një periudhë unike. Ja disa shenja që tregojnë se kur jeni vërtet të dashuruar sipas tij.

Jeni të fiksuar pas tyre

cift i dashuruar

Foto: Seniv Petro / Freepik

Mendoni për ta gjatë gjithë kohës. Nuk mund ta detyroni veten për të mos menduar. Ti thua, “Ok, sot nuk do të mendoj për këtë person,” por edhe duke qenë e paramenduar gjithmonë ju përfundoni duke menduar më shumë për ta.

Bëni çdo gjë pas tyre

Bëni gjera për ta, të cilat nuk do t’i kishit bërë, edhe nëse janë të mërzitshme për ty. Si për shembull ndihmoni partneren të levizë gjërat e tyre shtëpiake ose dilni nga vetja. Shkoni shtatë blloqe më poshtë vetëm që tu merrni embelsiren specifike që i pëlqen.

Partneri juaj ju duket i/e përkryer

E gjeni veten duke këmbëngulur në gjëra që mbajnë erën e tyre-bluzat e tyre, fletët e tyre. Nuk ju prishin punë gjërat e shëmtuara, si rrethi i zi i syve apo një pucërr e madhe. Vetëm sa i bën më njerëzor dhe në njëfarë mënyrë më simpatik?  Njerëzit të cilët janë të dashuruar kanë tendencë të përqëndrohen vetem në cilësitë pozitive. Ata fokusohet në ngjarje të parëndësishme dhe objekte që u kujtojnë të dashurit dhe momentet e tyre ditore.

Doni të dini gjithçka rreth jetës së tyre

cift i dashuruar

Foto: Pressfoto / Freepik

Gjithçka rreth fëmijërisë së tyre, familjes së tyre, koncertin e tyre të preferuar që ata kanë shkuar, kujtimet e tyre më të mira të shkollës, gjithçka. Ju jeni në gjendje t’i dëgjoni ata duke ju treguar gjëra me orë të tëra.

Jeni të dashuruar kur flisni për ta vazhdimisht

E gjeni veten duke qeshur pa kontroll, vetëm kur mendoni për fytyrën e tyre të çorientuar.  Kur flisni për të tek shoqëria juaj të gjithë reagojnë diçka si:’ Po e dim që i pëlqen Games of Throne. Na ke treguar këtë edhe shtatë herë të tjera.”

Kontrolloni profilet e tyre

Facebook/Twitter/Instagramin e tyre, në një rotacion të rregullt, vetëm për të parë nëse ka postuar diçka të re. Nuk është e  asgje për tu çuditur.

Gjithçka që ata bëjnë të duket mangjepsëse

A janë zgjuar herët ose a po i pastrojnë dhëmbët? JU JENI TË GOZHDUAR. Ndiheni sikur ata ju dëgjojnë me të vërtetë dhe respektojne mendimet dhe opinionet e juaja. Asnjëherë nuk frikësoheni t’ju tregoni se si ndiheni ose çfare mendoni. Dhe kjo është diçka e re për ty.

dashuruar

Foto: Pixabay

Shpresoni të jeni bashkë përgjithmonë

Ke dëshirë të udhëtoni së bashku dhe e gjen veten duke planifikuar pushimin muaj më parë. Në njëfarë mënyre e shihni edhe atë në të ardhmen tuaj.

Ke dëshirë të ndash gjërat me të

Hapësirën e krevatit, ushqimin, koleksionet muzikore, librat. I huazon atyre gjëra dhe ndihesh mirë për këtë dhe gjithashtu merr edhe ti gjëra nga ata. Nuk ka ndonjë rradhitje apo zotërim rreth hapësirës ose gjërave. Ju jeni një.

Shkëndija zhduket por jo kur jeni të dashuruar nga distanca

Për fat të keq, të qenurit i dashuruar zakonisht nuk zgjat përgjithmonë. Është një qendrim i fiksuar që ose transformohet në afat të gjatë ose zhduket dhe marrëdhënia dështon. Në qoftë se ka pengesa fizike apo sociale që pengojnë partnerë të shohim njëri-tjetrin rregullisht – Për shembull, në qoftë se marrëdhënia është e gjatë-në distancë – atëherë fraza “në dashuri”  zgjat më shumë se po të ishin bashke gjatë gjithë kohës.