Si ta kuptoni nëse ajo nuk është e interesuar ose jo?

nga Flogerta Driza

Si ta kuptoni nëse ajo nuk është e interesuar ose jo? Sa herë keni menduar se femrat janë një mister më vete? Sigurisht që është e vështirë të kuptosh një femër, por nëse di ta lexosh, nuk është e pamundur.

Nëse në shumicën e rasteve nuk arrin t’i kuptosh shenjat e mosinteresimit të saj, ky artikull do t’ju ndihmojë. Ndoshta duket hapur se ajo nuk të pëlqen, por ndonjëherë, femrat dërgojnë sinjale kontradiktore ndaj edhe keqkuptohen. Për këtë arsye më poshtë po ju listoj disa sinjale përmes të cilave femrat tregojnë se nuk ajo të pëlqen!

Nuk hedh hapin e parë për të folur me ty

nuk është e interesuar

Kur një femër pëlqen një mashkull ajo do kërkojë mënyra për t’iu afruar atij.
Mund t’i dërgojë mesazhe vetëm e vetëm për të filluar komunikimin me të. Nëse ajo nuk të dërgon mesazhe, atëherë jo vetëm që nuk të pëlqen por as që të mendon!
Edhe pse një femër ka tendencën mos të të kërkojë sepse do të bëj të ‘vështirën’, ndonjëherë do ta marr vetë hapin e parë vetëm për t’ju mbajtur nën gjëmba. Prandaj nëse e vëreni se ajo nuk e bën asnjëherë hapin e parë mendojeni edhe opsionin se nuk është e interesuar!

I përgjigjet mesazheve tua pas një kohe të gjatë me vetëm një ose dy-fjalë 

woman

Ndoshta mendoni se nuk e ka parë telefonin e saj gjatë 12 orëve të fundit, por besomni që është e kundërta.  Vetëm se zgjedh mos të të përgjigjet, sepse thjesht nuk është e interesuar.  Nëse e keni vërejtur se mesazhet e saj janë të shkurtra dhe nuk nxisin bisedë, atëherë kjo është një shenjë tjetër. Për shembull nëse të shkruan vetëm: Natyrisht, në rregull, përshëndetje, faleminderit … 
Për fatin tuaj të keq ajo nuk ka interes të bisedojë gjatë me ty, sepse nuk i pëlqeni.  Kjo është e gjitha!

Të kërkon këshilla për meshkuj të tjerë

Friendzone alert! Nuk e bën për të të bërë xheloz! Thjesht do që të kuptosh se e tërheqin meshkuj të tjerë e jo ti. Më besoni kur them se nëse ajo do ishte vërtetë e interesuar për ty do ta kishte shmangur këtë temë totalisht. Ky padyshim që është një nga ato sinjale që nuk duhet t’i injoroni!

Nuk ke takuar asnjë nga miqtë e saj

nuk është e interesuar

Kur një femër ndjen diçka për një mashkull, dëshiron që ta njohin të gjithë. Do t’ia tregojë gjithë botës se sa me fat ndihet që të pëlqen. Mirëpo nëse ajo ka shumë miq dhe ti nuk njeh asnjë prej tyre, atëhere ajo nuk do t’ia dijë fare për ty.

Shmang kontaktin fizik

Nëse punoni në të njëjtën kompani, do përpiqet të ulet kudo tjetër, vetëm pranë teje jo. Shmang prekjen tënde fizike, qoftë edhe një shtrëngim të thjeshtë dore. E bën këtë sepse nuk do të të japë përshtypjen e gabuar.

Përmend shpesh fjalën ‘mik’ kur bisedon me ty

Friendzone Alert nr2! Besojmë se nëse keni arritur deri në këtë pikë do të keni hequr dorë. Mirëpo, nëse keqkuptoni miqësinë që ajo të ofron me flirtimin, dijeni se punët do shkojnë keq. Për të të treguar se jo vetëm që nuk ka interes, por të kategorizon si shok, do ta përmend diçka të tillë në çdo bisedë.

dua Marketplace banner