‘Shija e atdheut kërkohet me kilometra’

nga Argjenda Selmani

Thonë se nuk ka askund si buka e nënës. Ajo e tokës së atdheut. Si një nga popujt më të shpërndarë në katër anët e botës, ne shqiptarët duhet ta dimë këtë më së miri.

Diaspora shqiptare është e madhe dhe e shpërndarë kudo. Secilën verë ata zbarkojnë në qytetet e tyre të lindjes për pushime. Përpiqeni t’i sjellin fëmijët, brezin e lindur në mërgim. Përpiqen të qëndrojnë të lidhur për vendin e tyre të origjinës.

atdheutTradicionalisht dihet se sjellin të holla e dhurata.  Mirëpo çfarë marrin me vete keta mërgimtarë kur ikin nga pushimet? Me çka mbushen çantat që udhtojnë me vetura, avion e anije? Ne kemi pyetur disa lexues tanë nga diaspora dhe më poshtë ju mund të lexoni përgjigjet e tyre interesante.

‘Gjithmonë vijë me një listë se çka do të marrë me vete’

Sanije Zyberit që prej 27 vitesh jeton në Gjenevë i duket interesante pyetja jonë. Ajo qesh dhe thotë se në fakt, sa herë vjen për pushime në Kosovë e ka një listë me gjëra që dëshiron t’i blejë e t’i marr me vete. “Bile ndonjëherë fëmijët më thonë ‘Po ngarkohesh shumë nanë’, ata nuk e kuptojnë se mua më duket që e gjejë atdheun në këto gjëra të vogla”, thotë ajo. Sanijës i pëlqen të ketë suvenire nga Prishtina. Dëshiron të ketë në kuzhinën e saj melmesa të prodhuara këtëj. Ani pse atdheutndoshta shumë më kualitative do t’i gjente ndoshta në vendin ku jeton.

‘Turrshitë e ajvari na zëvendësojnë vendlindjen dimrit’

Duket se të gjithë mërgimtarët janë të njëjt në një aspekt. Duan të kenë në tryezat e tyre dimrit turrshit tradiconale shqiptare. Specat dhe ajvarin.

“E pranuam apo jo, temë janë gjithmonë janë turrshit. Gjithmonë turrshit dhe specat. Ku do t’i blejmë e si do t’i sjellim”, thotë Sanija . Me të pajtohet edhe Arta Syla, një tjetër mërgimtare që jeton në Gjermani. “Edhe kur nuk sjellim specat nga Kosova udhëtojmë me kilometra t’i blejmë të ngjashëm. Shija e atdheut kërkohet me kilometra”, thotë ajo. Tutje Arta shton se sipas mendim të saj karakteristikë e shqiptarëve në mërgim është se shumica prej tyre përpiqen të ruajnë një stil të eneterierit të ngjashëm më atë në vendlindje. “S’ka rëndësi a është një perde apo një tehpih. Një tepsi për servim apo një komplet gota. Secila shtëpi e gurbetqarëve ka diçka prej atdheut”, përfundon kështu ajo.

A dëshironi të lexoni më shumë artikuj për Diasporën? Klikoni këtu.

Kliko këtu për ta shkarkuar aplikacionin tani ↓