Shkarkoni dua.com, aplikacionin që bashkon shqiptarët

nga Flogerta Driza

Sot u lançua zyrtarisht dua.com, aplikacioni i  cili ka për mision bashkimin e shqiptarëve kudo në botë.  Ju mund ta shkarkoni tani! E themeluar prej dy shqiptarëve nga diaspora dhe me një histori inspiruese, dua.com prej sot do të jetë në dispozicion të të gjithë.

Interesimi i jashtëzakonshëm për dua.com ka bërë që vetëm pak orë pas lançimit, të renditet i pari në listen e aplikacioneve shqiptare në App Store. Me një vizion për të krijuar ekosistemin më të madh social për shqiptarët, aplikacioni dua.com do t’ju mundësojë krijimin e njohjeve të reja si të dashurisë gjithashtu edhe atyre shoqërore e biznesore.

Kliko këtu dhe shkarkoni aplikacionin

shkarkoni dua ne app store dhe playstoreMe rastin e lancimit të aplikacionit, të hënën në ambientin e zyreve të dua.com u mbajt një ceremoni modeste por shumë domethënëse për ekipin.
Gjatë një fjalimi të mbajtur prej dy themeluesve Valon Asani dhe Larklind Cerkezi ata u shprehën:

“Është një ndjenjë e mrekullueshme të përjetojmë këtë ditë për të cilën kemi punuar kaq shumë. Sot për ne është një fillim krejtësisht i ri dhe një ndryshim i madh për të gjithë shqiptarët. Falenderojmë ekipin tonë i cili ka punuar pa pushim dhe kanë arritur të krijojnë aplikacionin dua.com. Urime të gjithëve dhe mezi presim të nisim këtë rrugë plotësisht të re për ne dhe të gjithë shqiptarët”.

shkarkoni aplikacionin duaMirëpo çfarë është saktësisht dua.com?

Janë rreth 12 milionë shqiptarë të cilët jetojnë në vende të ndryshme të botës.

Aplikacioni dua.com është pika në të cilën ata mund të njoftohen me njëri-tjetrin. Jeni nga Tirana dhe dëshironi të njoftoheni me një vajzë shqiptare nga Zvicra? Jetoni në Londër dhe dëshironi të takoheni me dikë në Prishtinë?

Apo keni lindur në New York dhe gjithmonë keni pasur dëshirë të njiheni me një djalë nga Shqipëria?  Në këtë rast dua.com është ura lidhëse midis të gjithë shqiptarëve që dëshirojnë të krijojnë lidhje serioze të dashurisë.

Si të bëheni pjesë e dua.com?

shkarkoniPër të qenë një prej mijëra shqiptarëve të regjistruar deri tani në dua.com, mjafton të shkarkoni aplikacionin në telefonin tuaj. Për të bërë një gjë të tillë mjafton të kërkoni për dua.com në App Store ose Play Store.

Pasi që edhe më parë të interesuarit kanë pasur mundësi regjistrimi, interesimi prej shqiptarëve nga e gjithë bota ka qenë i jashtëzakonshëm.

Kjo ka rezultuar që deri tani dua.com të ketë mbi mbi 600.000 ndjekës shqiptarë anë e mbanë botës. Prandaj shkarkoni dua.com, njoftohuni me shpirtin binjak pa marrë parasysh kufijtë dhe takohuni në jetën reale. Dëshironi të shkarkoni dua.com? Klikoni këtu!

dua Marketplace banner