Nga një çift në familje – A na ndryshon ardhja e fëmijës?

nga Argjenda Selmani

E vërteta është se ju hyni në spital si çift dhe dilni prej aty si familje e vogël! E natyrshme që ardhja e fëmijës në jetë ju bën një familje. Mirëpo kjo ardhje ndërron dinamikën e çiftit përgjithmonë. 

Me lindjen e fëmijës nis një etapë e re. Një periudhë e gjatë e karakterizuar nga ndërrime dhe sfida të shumta. Megjithatë ju duhet ta prisni krahëhapur dhe ta  vlerësoni secilin moment! Pa dyshim se do të ja dilni.

Mos u frikësoni nga ndryshimet

parentsNdryshimet në jetën tuaj në fakt nisin qysh prej momentit kur merrni lajmin e mirë për fëmijën!
Në atë moment ndërrojnë prioritet.
Ndërron dinamika dhe ndërrojnë planet. Mirëpo mos u frikësoni aspak nga ky ndryshim!
Mos harroni se ardhja në jetë e një fëmijë ju bën familje!

A ka diçka më të vlefshme se familja? Në këtë artikull nuk po flasim për vështirësitë që sjellë kujdesi ndaj fëmijës. Ndërrimi i pelenave, ushqimi, pastrimi. Pastaj fjalët dhe hapat e parë. Apo sfidat në kopshtë. Po flasim për mënyrën si ndiheni ju si çift pasi ky ndërrim ndodhë.
Ka shumë rëndësi që ju të vazhdoni të flisni për mënyrën se si ndiheni për njëri-tjetrin. Të vazhdoni të jeni përkrahës dhe t’i falni partnerit tuaj përkrahjen dhe dashurinë që meriton edhe kur më nuk do të jeni dy por tre ose më shumë! 

Nëse po bëheni baba për herë të parë mos harro këto gjëra

Njësojë si për nënat edhe për baballarët, prindërimi është ndërrim i madh në jetë. Në mënyrë që të jeni bashkëshortë edhe prind i mirë mos harroni se partnerja juaj po përballet me shumë ndërrime. Ato janë jo vetëm fizike, psiqike dhe hormonale.Mos harroni gjithashtu se roli juaj si baba është shumë i rëndësishëm. Mos e shihni rolin tuaj në prindërim si dytësorë. Përpiquni të jeni prezent në kujdesin dhe rritjen e fëmijës qysh nga fillimi. Përpiquni të jeni partner i mirë për personin tuaj të zemrës. Mos harroni se bashkë me fëmijën do të rriteni edhe ju si çift!

Nëse je nënë e re, mos harro se nuk je vet

Për shumë vajza e gra të bërit nënë është një nga misonet më të rëndësishme e jetës.
Nëse ju po bëheni nënë për herë të parë apo jeni bërë tashmë, mos harroni se nuk jeni vet! Mos hezitoni të pranoni ndihmë për fëmijen tuaj.  Mirpo as mos i lini dyshimet të ju mundin. Ju do të ja dilni dhe do të bëheni nënë shumë e mirë! Në këtë rrugëtim m
os e sabotoni partnerin tuaj! Pranoni ndihmë nga ai. Mirëpo pse jo edhe nga të afërmit tjerë.  Mos i mohoni ndienjat tuaja. Pasiguritë e pas lindjes. Ndryshimet hormonale dhe depresionin. Flisni hapur me partnerin tuaj për këto vështirësi. Kuptoni se situata juaj është totalisht normale për fazën në të cilen ndodheni. Me kujdes dhe dashuri do t’i kaloni të gjitha sfidat e prindërimit!

Mos harroni se para se të bëheshit prindër ishit çift

baby

Të kesh një fëmijë ndryshon përparësitë e tua dhe të jep më pak spontanitet dhe kontroll mbi jetën tënde. Para foshnjës tuaj, keni pasur më shumë kohë për nevojat e njëri-tjetrit dhe kënaqësi të ndërsjellë. Pasi të bëheni prindër, është e lehtë të humbasësh në rolet e tua të reja si nënë dhe baba. Prandaj është e rëndësishme të mbani mend që së pari keni qenë çift, pastaj jeni bërë familje.

Në vend që ta shihni fëmijën tuaj si qendrën e botës tuaj, mendoni për ardhjen si një ngjarje që rrit jetën tuaj me bashkëshortin tuaj. Këtu janë disa gjëra për tu mbajtur në mend pasi lehtësoheni në prindëri: Konsiderojeni marrëdhënien tuaj si përparësi. Shumë ekspertë sugjerojnë që ju dhe partneri juaj të kaloni ca kohë së bashku, vetëm aju të dy. Ndonjëherë kjo mund të jetë vetëm një filxhan kafe ose një udhëtim në dyqanin ushqimor së bashku. Bini dakord me partnerin tuaj për t’i dhënë njëri-tjetrit kohë për vetën. Shumica e nënave të reja nidhen më mirë kur kanë pak kohë të lirë. Qoftë vetëm për të bërë një shëtitje, për të lexuar një libër, ose thjesht të ulen në paqe.

dua Marketplace banner