Nëna shqiptare që kapte ushtarët serbë

nga Stefan van Dijk

Kush mendon se dikur të gjitha gratë shqiptare me fëmijë qëndronin në shtëpi… ta mendoj edhe njëherë! Sot do të flasim për Shote Galicën. Ajo ishte një nga ushtaret më të guximshme të kohës së saj. Na trego për të, Kristiana!

Kristiana Kuqi“Shote (1895) u rrit në rajonin e Drenicës. Ajo ishte veç një adoleshente kur Shqipëria u bë e pavarur. Drenica, pas disa vitesh, u vu nën sundimin serb, i quajtur atëhere zyrtarisht Mbretëria e Jugosllavisë. Qerimeja, ky ishte fillimisht emri i saj, u martua me Azemin kur ishte vetëm njëzet vjeç. Të dy ishin pjesë e një grupi të madh ushtarësh që po i rezistonin pushtuesëve të rinj. Qëllimi i tyre ishte të bëheshin pjesë e Shqipërisë.”

Po, mund ta imagjinoj. Shumë shqiptarë nga Kosova punuan për krijimin e shtetit shqiptar, dhe tani ata e gjetën veten si pakicë.

“Ashtu është. Duhet të dini edhe se të drejtat e njeriut nuk ishin standarti njëqind vjet më parë. Ishte koha më e keqe për shqiptarët, përveç viteve 1990 natyrisht. Ata njiheshin si ‘njerëzit të varfër dhe të pisët’ dhe trajtoheshin si bletë punetore ose si kafshë. Shote dhe burri i saj Azem Galica kishin pseudonimin kaçakë. Kështu i quanin atëhere shqiptarët që rezistonin ndaj pushtuesëve të tyre.

‘Kjo tregon mënyrën se si shqiptarët mendojnë dhe kanë menduar gjithmonë’

Pasi burri i saj vdiq, Shote zuri vendin e tij si komandante e grupit gueril. Dihet që Shote Galica kapi dikur një komandant ushtarak serb dhe një numër ushtarësh në Çikatova (Drenica). Nëse mendoni se një e ve me fëmijë në të njëzetat e saj kap ushtarët e armikut nuk është gjëja më e paparë që mund ta imagjinoni, atëhere nuk impresionoheni kollaj.”

Shota dhe Azem GalicaJam shumë dakort. Kjo është diçka vërtet e jashtëzakonshme, Por a nuk ishte pak naive prej tyre të luftonin ushtrinë e një vendi kaq të madh?

“Unë nuk mendoj se ishte naive të luftosh për lirinë e vendit tënd. Kjo tregon mënyrën se si shqiptarët mendojnë dhe kanë menduar gjithmonë. Ne nuk kemi shumë, por nuk ka rëndësi nëse do të ishim vetëm pesëdhjetë ose njëqind luftëtarë: ne do shkonim kundra një ushtrie të vërtetë qeveritare. Gjithmonë kemi luftuar këtë betejë”.

Çfarë mund të mësojmë nga Shote Galica, Kristiana?

“Ashtu si Shote, shumë njerëz që janë në të njëzetat e tyre tani, kanë lindur nën sundimin serb. Pa pasur liri individuale. Shote e përdori këtë gjë si lëndë djegëse për të luftuar për atë që ajo besonte. Megjithatë, ajo gjeti edhe ekuilibrin në jetë midis të pasurit një familje, një marrëdhënie të mrekullueshme me burrin e saj dhe aftësinë për të luftuar për atë që besonte.”

A doni të lexoni më shumë për figura historike?