Shpirti binjak – Ja cilat shenja tregojnë se e keni gjetur!

nga Argjenda Selmani

Edhe nëse jeni çmendurisht të dashuruar me dikë ndonjëherë është e vështirë të dini nëse është personi i duhur për ju. Nëse ai apo ajo është shpirti yt binjak. Si ta dini se nuk do të ndieheni ndryshe pas një viti? Dhjetë viteesh Tërë jetën?  

Të vendosni nëse do të mund të ju përshkushtoheni dikuj për tërë jetën është vendim i thellë dhe personal, dhe të gjithë kanë kritere të ndryshme. Si në çdo aktgjykim, ju duhet të filloni duke vlerësuar dëshmitë. Për këtë arsye këtu po japim 13 shenja që tregojnë se personi juaj i zemështë shpirti binjak. Nuk do të thotë se duhet të pajtoheni apo ta gjeni vetën tek secila prej tyre. Mirëpo nëse e gjeni vetën apo pajtoheni me shumicën prej tyre,  atëherë urime sepse vërtetë keni gjetur dikë të veçantë.

I thoni gjëra të cilat nuk ja keni thënë askujt

kur shpirti binjak te perqafonDëshira për t’i treguar partnerit sa më shumë detaje për jetën tuaj do të thotë se ju i besoni atij/asaj. Kjo një arritje e madhe dhe një shenjë e suksesit të të dashurisë! Themi kështu sepse dihet që besimi është themeli i lidhjes. Nëse ai person është shpirti binjak ju patjetër që do t’i besoni!

E lini t’ju shoh në momentet e dobëta

Është e lehtë për të qenë i lumtur me dikë kur ju ndjeheni mirë në jetë. Por çfarë kur ju nuk ndiheni mirë? A dëshironi të keni atë pranë kur ju kanë refuzuar një rritje rroge? Ose kur maçoku juaj ka ngordhur, ose keni pasur një ditë të keqe? Partneri duhet të jetë mbështes në kohët më të vështira, dhe jo ngarkesë për ju. Nëse keni gjetur dikë që e doni pranë edhe në ditë të tilla ju jeni me fat!

Ju e respektoni atë

shpirti binjak dhe tiJu nuk dëshironi të ndryshoni esencën e asaj që ai/ajo është. Mund të ketë gjëra të cilat mund të ju irritojnë çdo ditë në jetë, si p.sh. ai insiston që ju ta vishni maicën e tij të preferuar. Apo të hani kornfleksa për darkë, ose të shikoni filma të animuar në një të shtune në mëngjes. Mirëpo pavarësisht të çdo gjëje, juve ju pëlqen shumë ai.
E vlerësoni për atë që është.

Doni që ai/ajo të takojë prindërit tuaj

Nëse ndihesh krenar/e për atë dhe dëshiron që edhe të tjerët ta shohin.  Ke një ndjenjë se nuk do të duhet kurrë ta arsyetoni atë. Prisni me padurim të ju tregoni prindërve se kush është shpirti binjak për ju. Jeni të bindur se edhe ata do ta duan shumë.Tek e fundit ai ju bën shumë të lumtur dhe ju plotëson si njeri, apo jo? Kjo është e gjitha që prindërit duan për ju.

E imagjinoni të ardhmën së bashku

shpirti binjak sjell lumturiJu nuk keni nevojë të praktikoni të shkruani emrin tuaj me mbiemrin e tij. Mirëpo ju periodikisht e lëni atë të sillet mbi mendjen tuaj duke pikturuar një jetë së bashku.Pra për ju është e natyrshme se të dy do të plakeni dhe do të krijoni një familje së bashku. Ndiheni se jeni të destinuar për njëri-tjetrin.

Nuk frikësoheni të mos pajtoheni me të

Ju e dini qe edhe nëse grindeni, ai apo ajo do të ju dëgjoj dhe do nuk do të ju injorojë. Ai do të ju marrë juve seriozisht, edhe kur ai mendon se e keni gabim. Personi në fjalë ju ka dhënë që nga fillimi lirinë për të qenë vetja. Për të shprehur mendimin tuaj. Ju nuk keni frikë nga mospajtimet sepse e dini që ato nuk do të arrijnë të ju dëmtojnë si çift. Përkundrazi ju ndihmojnë të sqaroheni dhe të njiheni më mirë.

Doni t’i balanoni ndryshimet e mëdha mes jush

shpirti binjak dhe natyraNëse ju keni ndryshime të cilat mund të ndikojnë në të ardhmën tuaj sëbashku – si mendime të ndryshme për religjion, ose ndonjë gjë tjetër – ju mundoheni të punoni në to. Ju besoni se mund të vini me ndonjë konkludim i cili ju do të ju lë të kënaqur të dyve. Doni që gjërat e tilla të mos e prishin lumturinë tuaj.

Qeshni shumë bashkë

E qeshura është njëra ndër kënaqësitë më të thjeshta por edhe më të mëdha të jetës. Ju duhet definitivisht ta bëni njëri – tjetrin të qesh. Ju argëtoheni pa fund së bashku dhe ju mjafton ta shihni në sy që të lumturoheni. Nganjëhere mendoni se ai apo ajo është personi më qesharak në botë. Ju vdisni për të qeshurën e tij. Keni shaka të përbashkëta që askush nuk i kupton dhe kjo ju lumturon të dyve pa masë.

Ju jeni krejtësisht të tërhequr pas partnerit

shpirti binjakNjë tërheqje fizike dhe emocionale është përbërës i pamohueshme i një lidhje të shëndetshme.  Prandaj nëse ajo  apo ai nuk është ‘tipi juaj’ kjo është edhe një arsyje për të menduar se a është ai apo ajo është personi i duhur apo shpirti binjak.

Jeni të qetë pranë tyre

Me shpirtin tuaj binjak ju kurrë nuk e ndini nevojën për ta mbushur hapësirën mes teje dhe biseduesit ose ndërhyrësit. Në fakt, ju do të ndjeheni rehat gjithmonë në praninë e tij. Juve ju nevoitet vetëm prania e tij dhe asgjë tjetër. Vetëm kjo ju mjafton të lumturoheni. Pa marrë parasysh a jeni duke biseduar, duke bërë ndonjë aktivitet apo thjeshtë duke pushuar. Në çfardo rrethane, prania e tij apo saj mjafton që të qetësoheni.

Ndiheni vetëvetja pranë tyre

Kur jeni me të ju nuk ndiheni sikur duhet t’i rregulloni mendimet tuaja. Ju nuk ndiheni të stresuar apo të shqetësuar. Jeni rahat me vetën. E mbi të gjitha, jeni krenar me vetën. Nuk ka nevojë të aktroni apo ta arsyetoni vetën para atij që quhet me shpirti binjakplotë kuptimin e fjalës shpirt binjak. Me personin e jetës tuaj.

Nuk ndiheni shumë xheloz

Ju jeni të kënaqur me të dhe dilni shpesh me miqtë e njëri-tjetrit. Mirëpo ju lejoni që secili prej jush të ketë edhe jetën dhe hobit personale. Kjo mbi të gjitha është shenjë e një lidhje të shëndosh.

Partneri ju bën një person më të mirë

Ajo apo ai ju bën të ndiheni të zgjuar, komik, tërheqëse, krijues. Pranë atij apo asaj ju ndiheni vërtetë versioni më i mirë i vetës. Doni që çdo ditë të avansoni vetën në të gjitha fushat e jetës. Të bëheni person më i dashur, profesionist më i avansuar e mbi të gjitha, partner më i mirë. Kjo është shenjë e një dashurie të vërtetë.

dua Marketplace banner