Shqiptarët e Ukrainës që ruajnë traditat edhe sot e kësaj dite!

nga Flogerta Driza

Dihet se shqiptarët janë të shpërndarë në shumë vende të botës dhe sot duam të flasim për shqiptarët e Ukrainës. Këta të fundit kanë ruajtur zakonet, doket dhe traditat e tyre edhe pas shumë vitesh.

Ky komunitet u vendos në territorin e Ukrainës nga fundi i shekullit XVIII dhe fillimit i shekullit XIX për arsye të mërgimit fetar, gjatë pushtimit turk. Duke qënë se në atë kohë pushtuesi otoman kërkonte ndërrimin e fesë së krishtere, shumë prej këtyre fiseve u larguan dhe u vendosën në Ukrainë ku ndodhen edhe sot.

Festa e Shën Gjergjit

shqiptarët e Ukrainës.Çdo vit, më 6 maj, shqiptarët e Ukrainës, në Besarabisë përkujtojnë ditëlindjen e heroit kombëtar të Shqipërisë, Gjergj Kastriot Skënderbeut (fakti interesant është se në të njëjtën ditë gagauzët festojnë Shën Gjergjin, prandaj edhe shqiptarët edhe gagauzët bëjnë kurban). Gjergj Kastriot Skënderbeu, ndaj quhet Gjergj, pikërisht sepse ka lindur në ditën e Shën Gjergjit.

Fshati Karakurt që flet shqip

Fshati Karakurt ndodhet afër Bolhradit në Besarabia. Fjala “Karakurt” vjen nga Turqishtja dhe  do të thotë “Tokë e zezë”. Karakurt quhet edhe një prej merimangave më helmuese. Ndoshta misteri se pse kolonistët shqiptarë, bullgarë dhe gagauzianë e quajtën kështu fshatin që themeluan në vitin 1811, nuk do të zgjidhet kurrë.

kultura ne diasporeNë ditët e sotme, në Karakurt fliten pesë gjuhë: shqip, bullgarisht, gjuha gagauze, ukrainase dhe rusisht. Njerëzit vendas thonë se kur tre njerëz me kombësi të ndryshme takohen dhe diskutojnë me njëri-tjetrin dhe njëri prej tyre flet shqip, atëherë të tre flasin shqip sepse është gjuha kryesore aty.

Në vitin 2001, në Karakurt jetonin rreth 3,000 njerëz, nga të cilët 1,725 ishin dhe janë shqiptarë.

Komunitetet shiptare në Ukrainë

Sipas burimeve të ndryshme, komuniteti i shqiptarëve të Ukrainës ka rreth 5,000 – 10,000 anëtarë, ndërsa më pak se gjysma e tyre flasin gjuhën shqipe. Përveç fshatrave në Besarabi dhe Priazovia, shqiptarët gjithashtu jetojnë në qytete të tilla të mëdha, si: Odesa, Donetsk, Luhansk, Kyiv, Izmail etj.

Gjuham, tradita e djalit të vogël i cili është trashëgimtari i shtëpisë, kostumet, doket, madje edhe festat ruhen ende me fanatizëm. Kjo sigurisht tregon se si shqiptarët, kudo ndodhen në diasporë, nuk e shkëpusin shpirtin e tyre nga rrënjët e tyre dhe nga djepi i atdheut. 

dua Marketplace banner