Shtatë fakte interesante që duhet të dini mbi flirtimin

nga Flogerta Driza

Ndryshe nga sa mendohet flirti nuk i përket vetëm beqarëve por edhe çifteve. Nisur nga kjo po ju sjellim disa fakte interesante që mendojmë se duhet t’i dini në lidhje me flirtimin. Këtë lojën universale e cila mund të bashkojë ose jo çiftet.

1- Njerëzit flirtojnë për gjashtë arsye të ndryshme

flirt

Foto: Freepik

Në një përmbledhje të studimeve mbi flirtet në vitin 2004, profesori i Universitetit të Veriut të Illinois, David Dryden Henningsen identifikoi gjashtë arsye pse firtojmë:

  • Për seks: pra, përpiqeni të futsni dikë në shtrat
  • Argëtim: duke e trajtuar flirtin si një sport
  • Eksplorimi: doni të shihni se si do të ishte të ishit në një marrëdhënie
  • Relacional: përpjekja për të rritur intimitetin në një marrëdhënie
  • Vlerësim: rritja e vetëvlerësimit të vetvetes
  • Instrumental: duke u përpjekur të merrni diçka nga personi tjetër

2 – Edhe çiftet duhet të flirtojnë

ciftet

Foto: Freepik

Ashtu si Tinder dhe macet, flirtimi zakonisht i emërtohet njerëzve beqarë. Por, çiftet duhet të dinë të flirtojnë gjithashtu. Për shembull, duke pëshpëritur në veshin e partnerit të tyre, kjo mund të shërbejë si një mjet për të ruajtur ose theksuar intimitetin.

3 – Meshkujt mbivlerësojnë se sa të interesuara janë fermat

Dëshmitë nga studime të shumta mbështesin idenë se, në mesin e njerëzve heteroseksualë, meshkujt kanë tendencë të mbivlerësojnë interesin seksual nga femrat. Ndërsa femrat kanë tendencë të nënvlerësojnë interesin seksual nga meshkujt.

4 – Karakteristikat më tërheqëse varen nga gjinia

gjinia ne flirt

Foto: Freepik

Sipas një studimi të vitit 2011 udhëhequr nga psikologu i Universitetit të Kolumbisë Britanike Jessica Tracy, meshkujt dhe femrat ndryshojnë shumë. Sidomos kur bëhet fjalë se cfarë shprehjesh fytyrash parapëlqejnë gjatë filtrimit.

Tracy zbuloi se:

  • Lumturia ishte shprehja e fytyrës më tërheqëse tek një femër, por më pak tërheqëse për meshkujt.
  • Krenaria ishte shprehja e fytyrës më tërheqëse tek meshkujt, por një nga më pak tërheqëset tek femrat.
  • Më interesantja ishte fakti se shprehja e fytyrës së turpshme ishte relativisht tërheqëse si për meshkujt ashtu edhe për femrat.

5 – Nuk ka të bëjë me faktin e të qenit personi më tërheqës në dhomë

Më tepër bëhet fjalë për sinjalizimin se sa e disponueshme jeni për një lidhje. Sipas hulumtimeve nga psikologia e Universitetit ëebster Monica Moore, femrat që buzëqeshnin dhe bënin kontakt me sy me të tjerët kishin më shumë gjasa të ftoheshin për një takim. 

6 – Ekzistojnë pesë stile kryesore të flirtit

cift i dashuruar

Foto: Freepik

Kur bëhet fjalë për flirtimin, të gjithë kanë sjellje të ndryshme. Sjelljet kryesore të secilit lloj, siç përshkruhen nga Susan Krauss Whitbourne janë:

  • Flirtet fizike kanë tendencë të prekin lehtë personin për të cilin interesohen.
  • Flirtet tradicionale besojnë se burrat duhet të bëjnë lëvizjen e parë.
  • Flirtet e sinqerta i bëjnë njerëzit e tjerë të jenë më të hapur para tyre.
  • Flirtet lozonjare shikojnë ndërveprimin si një lojë dhe mund të përdorin flirtimin si një mjet për një qëllim tjetër.

7 – Nëse jeni duke flirtuar në një aplikacion, ka disa fjalë që funksionojnë më mirë se të tjerat

Komplimentet përmes mesazheve shkojnë shumë, por duan stil. Pasi janë analizuar qindra mesazhe, për meshkujt komplimenti “je e bukur” ndaj një femre, rriti shanset e bisedës me 20%. Meshkujt që dërgojnë mesazhe të parët marrin më rrallë përgjigje.