Si të festoni ditën e Shën Valentinit?

nga Flogerta Driza

Mos u mendoni gjatë! Në vijim gjeni të shtjelluar disa ide të mrekullueshme se si ta festoni dhe çfarë t’i dhuroni partnerit për ditën e Shën Valentinit.
Disa nga ju tashmë e kanë vendosur se si do ta festojnë festën e të dashuruarve. Megjithatë, ka nga ata që ende nuk kanë asnjë ide se çfarë t‘i dhurojnë njeriut të zemrës. Më keq akoma, nuk kanë asnjë mendim se si ta festojnë këtë ditë të shënuar. 

Për disa, festa e Shën Valentinit është një mundësi për t’i kujtuar të dashurëve tuaj se sa rëndësi kanë për ju. Përderisa nuk ka asnjë protokoll se si ta festoni festën e të dashuruarëve, ju nxisim të shfrenoni imagjinatën tuaj në këtë ditë.
Kuriozitet: Në Kore data e 14 e çdo muaji është festa e të dashuruarëve.

Shën Valentini për ata që nuk kanë ide

Nëse nuk jeni fans i kësaj feste, por doni t’ia plotësoni dëshirën partnerit, atëhere ju këshillojmë të zgjidhni dhuratat tradicionale. Disa gjëra që parapëlqehen për këtë ditë janë: kartolinat, lulet, bizhuteritë, ëmbëlsirat, parfumet, portretet etj.

Sido që të jetë nëse dhuroni diçka me dashuri do t’ia gëzojë zemrën partnerit. Kujtimet janë ato që kanë më tepër rëndësi.
Pastaj, kupidi tashmë ju ka goditur të dyve në zemër dhe sinqerisht nuk ka dhuratë më të bukur se kjo.

Shfrenoni imagjinatën

Nëse nga ana tjetër refuzoni të bëheni pjesë e komericalizmit të festës, mund të shfrenoni imagjinatën. Jini kreativ dhe mendjemprehtë.
Organizoni një darkë me qirinj ndryshe nga të zakonshmet. Krijoni një kartolinë të personalizuar ose mblidhni lule të freskta. Ose një ide tjetër e veçantë do të ishte t’i përkushtoni një mbrëmje relaksuese partnerit duke i rezervuar shërbim masazhi e saune.

Gjithsesi, duam t’ju kujtojmë se kjo festë është një moment për të krijuar kujtime të paharrueshme.
Mos harroni se çdo çift ka të veçantat e veta dhe lidhini dhuratat me preferencat e partnerit. Sa më detajist të tregoheni aq më speciale do të mbetet kjo ditë për ju dhe partnerit tuaj. 

Kliko këtu për ta shkarkuar aplikacionin tani ↓