Si duhet të ndihmoni një mikeshë pas një ndarjeje?

nga Flogerta Driza

Të shikosh një mikeshë të kalojë një ndarje nuk është e lehtë. Është e vështirë të dini se si ta ndihmoni shoqen tuaj. Nëse dikush që ju njihni është duke kaluar një ndarje, këtu po ju shkruajmë disa tregues për ta bërë përvojën e tyre të hidhur pak më të lehtë.

Lexoni më tej për të parë se si mund ta ndihmoni një mikeshë gjatë një ndarjeje.

Pyeteni se çfarë dëshiron apo ka nevojë mikesha juaj

mikesha

Foto: Freepik

Ka shumë rëndësi ta pyesni se çfarë dëshiron ose i duhet shoqes suaj. Ndërsa jeni në mendjen tuaj, ajo mund të ndihet mirë nga këshillat tuaja por ndoshta nuk ka nevojë për to. 

Në mënyrë që të ndihmoni si duhet shoqen tuaj, është e domosdoshme që të jeni në gjendje të kuptoni gjëndjen shpirtërore, mendore, emocionale ose fizike që shoqja juaj ka në këtë përvojë të hidhur. Jini e gatshme ta shikoni atë nga perspektiva e tyre dhe jo nga e juaja. Prandaj, pyesni mikeshën tuaj se çfarë i nevojitet nga ju dhe si mund t’i mbështetni më mirë. 

Mendo mirë për kohën dhe energjinë që ke në dispozicion për të dëgjuar

ndihmo

Foto: Freepik

Hapi tjetër është të jesh e sinqertë me veten për kohën dhe energjinë që mund t’i ofrosh dikujt që po kalon një ndarje. Si shoqe, nuk të takon ty ta gjykosh, kritikosh ose ta diskutosh ashpër me shoqen tënde.

Nëse këto janë ndjenjat që i shihni tek vetja, është më mirë t’i tregoni shoqes suaj se nuk jeni në gjendje ta ndihmoni në këtë situatë. Pastaj merrni parasysh nëse ekziston ndonjë mënyrë tjetër për të mbështetur shoqen tënde.

Mendoni për ndjenjat e shoqes tuaj, jo ndjenjat tuaja

Një person që po lufton me refuzimin dhe po kalon një ndarje do t’i bënte më mirë ndershmia juaj sesa sjellja pasive-agresive. Shoqia juaj është e zënë për të gjetur përgjigjen e asaj që i ndodhi në marrëdhënie. Sapo është ndarë dhe nuk ka nevojë për më tepër konfuzion krijuar nga shqetësimi juaj.

mbeshtet

Foto: twenty20

Në fund të fundit, kjo lloj ndershmërie mund ta bëjë miqësinë tuaj më të fortë. Thuaj diçka të tillë, “Mos hezito të më telefonosh. Do të kthehem sapo të mundem. Dua me të vërtetë të flas me ty për atë që po kalon.” Në këtë mënyrë fitoni të dyja. 

Si të dëgjoni dhe vendosni kufijtë

Kjo është një situatë delikate për të thënë të paktën. Mos harroni, për personin që përjeton ndarje, dhimbja është shumë e vërtetë. Ju, si një i huaj, mund të jeni objektiv sepse e shihni situatën nga jashtë. Kështu që është thelbësore që të dëgjoni me dhembshuri ose të jeni e sjellshme dhe e sinqertë. Sinqeritet nënkupton që ndoshta edhe ju nuk jeni e gatshme ta kaloni këtë vështirësi me shoqen tuaj. Nuk keni energji dhe nerva për të shpenzuar, megjithatë doni ta ndihmoni vërtet. Empatia në këtë rast është çelësi që ndihmesa nga ana juaj të funksionojë. 

Kur marrëdhëniet romantike nuk funksionojnë, ndarjet janë gjithmonë të vështira për t’u përballuar, si nga partnerët por edhe miqtë rreth tyre.. Megjithatë, mbështetja e një miku të mirë mund të bëjë ndryshimin. Shpresojmë që të përdorni disa nga këto ide kur ndihmoni një mikeshën tuaj gjatë një ndarjeje.