Si e kanë ndryshuar aplikacionet për takime dashurie jetën?

nga Argjenda Selmani

A ju ka shkuar mendja ndonjëherë se sa i madh është ndikimi që aplikacionet për takime dashurie kanë? Sa çifte në rrethin tuaj shoqëror janë të lidhur përmes këtyre aplikacioneve? Ose më mirë të bëjmë një pyetje tjetër.

Kur e mendoni se si janë njohur prindërit tuaj, a ju duket se në mënyrë drastike kanë ndryshuar njohjet sot? Padyshim se po! Njoftimet me ndërmjetësim, në shkollë, në punë, në shoqëri ndodhin edhe sot. Mirëpo tash e një kohë atyre u bën konkurencë njohja online, njohja në aplikacionet për takime dashurie! 

Në vitin 2018 rreth 53% e çifteve kanë deklaruar se janë njoftuar online!

Ka rëndësi të theksojmë se njoftimet online kanë nisur shumë më herët para se të krijoheshin aplikacionet specifike për ketë gjë. Siç është Tinderi i njohur në botë, apo dua.com mes shqiptarëve. Njohe të tilla kanë nisur qysh prej përdorimit të e-maileve, faqeve e forumeve të ndryshme. Për të vazhduar me mesengjerin, Facebookun, e platformat e ngjashme. Mirëpo tashmë krijimi i një profili specifik si dhe kërkimi i një personi që i përshtat shijes e nevojave tua është më i lehtë! Lundrimi mes qindra profileve që kërkojnë pak a shumë të njëjtën gjë si ju, më besoni se i lehtëson gjërat.

Më shumë privatësi

Si e kanë ndryshuar aplikacionet për takime dashurie jetën?

E di që kjo u duket e çuditshme, që të keni privatësi në një aplikacion që përdoret nga qindra mijra persona. Mirëpo në këto aplikacione ju mund të lidheni dhe të bisedoni me njerëz me të cilin nuk keni rreth të përbashkët shoqëror. Me dikë që mund ta njihni nga fillimi dhe të ndërtoni vet, pa paragjykime marrëdhënien tuaj.

Në anën tjetër, kur njoftoheni me dikë qe e njeh një shok/shoqe e juaja, ju dashur e pa dashur ndikoheni nga mendimi i tij. Nga fjalët e tij për të. Keni më shumë pyetje rreth takimeve tuaja me atë person dhe stresoheni më shumë. Kur njiheni me dikë vet përmes plaftormave online në këtë aspekt jeni më të relaksuar.

Ideal për dinamiken e sotme të jetës

Aplikacionet e tilla i përshtaten shumë stilit dhe dinamikës së jetës së sotme. Ju mund të kërkoni një partner edhe gjatë pauzës së punës. Edhe gjatë vrapit të mëngjesit apo kohës sa jeni në transport publik.  Pra, nuk duhet të ndani kohë ekstra e të dilni në takime për tu zhgënjyer. Pa pasur paraprakisht një njohje apo një pëlqim. Për këtë arsye është e domosdoshme të keni një aplikacion të tillë në telefonnin tuaj. Në kohën në të cilën jetojmë nuk duhet të keni asnjë hezitim për tu bashkuar me platforma të tilla.

Nëse ende nuk e ke shkarkuar dua.com në telefonin tënd, bëje tani duke klikuar këtu!