Si mund ta mbani të interesuar një femër në një takim?

nga Flogerta Driza

A mund ta mbani të interesuar një femër? Besoj ju ka ndodhur djema, të keni dalë në një takim, mirëpo pas një apo dy takimeve ajo humbet interesin tek ju. Përse ndodh kjo?

Shpesh femrat humbin interesin, veçanërisht në fazat e hershme të takimit. Ka disa gjëra që ndikojnë në mosinteresimin e saj, vecanërisht në momëntin kur vëmendja kundrejt saj nuk është e duhura. Atëhere, c’mund të bëni? Një femër qëndron e interesuar kur:

Mashkulli magjepset pas saj

mbani të interesuar një femërAjo çfarë duam të themi me këtë është se mashkulli me të cilin ajo po njihet shfaq përkujdesje ndaj saj, Magjepset dhe interesohet pas karakterit dhe pamjes së saj. I dedikon kohë, ndoshta edhe tregohet xhetëlmen duke i dhuruar lule, duke e telefonuar apo edhe duke i hapur derën e i jep chaketën kur ajo ka ftohtë. Nëse një mashkull po pret më tepër se 24 orë për të marrë në tëlëfon vajzën pas takimit të parë, bën shumë gabim. 

Është kurioz për të

Një mashkull që shfaq kuriozitet për një femër, a ka gjë më tërheqëse se kaq. Nëse një femër vëren që mashkulli me të cilin ajo ka dal në takim është kurior për të, qëndron e interesuar. A nuk mendoni se është bukur kur dikush të bën pyetje, interesohet për cfarë mendon ti dhe të dëgjon me vëmendje. Kur një femër vëren një kuriozitet të tillë nga ana e partnerit, nuk ka si të mos qëndrojë e interesuar.

Do ta kënaqë dhe ta bëj të lumtur

cift i dashuruarNjë femër adhuron ku përvec vëmendjes që ia po i kushton, sheh se ai edhe tenton ta kënaqë. Sigurisht, kjo nuk do të thotë që një mashkull dueht të bëj gjithcka vetëm për ti bërë qefin asaj. Po flasim për një tjetër lloj kënaqësie, për shembull nëse ai interesohet se cfarë filmi të pëlqen apo cfarë ushqimi, apo ku të pëlqen të dalësh e shumë pyetje si këto. Këto tregojnë se ai është i interesuar për komfortin tënd emocional dhe jo vetëm. 

Mashkulli e dëshiron

Kur një maskull e shfaq hapur dëshirën që ka për një femër, sidomos pasi jeni takuar disa herë, kjo do e mbajë një femër më tepër se të interesuar. Më besoni djema, një femre i pëlqen të ndihet e dëshiruar, sidomos nga partneri me të cilin ka dal në takim. Me takt dhe stil bëjani të ditur dëshirën tuaj për të, por sigurohuni që edhe ajo t’ju dëshirojë juve. 

Nëse ju flasim për këtë magjepse, dëshirë, dhe kuriozitet nga ana e mashkullit, sigurisht e kemi fjalën edhe për femrat. Edhe ato duhet të shfaqin tipare të tilla që edhe komunikimi mes jush të jetë në dakortësi me njëri – tjetrin. Mbani të interesuar një femër, kjoshtë e sigurt, por edhe femrat duhet të përpiqen të mbajnë interesin e mashkullit. Nëse mashkulli është i interesuar dhe i magjepsur pas vajzës dhe ajo jo, nuk ka kuptim apo jo? Ndërveproni dhe interesohuni për interesin që secili prej jush ka ndaj tjetrit.

Kliko këtu për ta shkarkuar aplikacionin tani ↓