Si ndikon fëmijëria që keni pasur në marrëdhënien tuaj?

nga Argjenda Selmani

Ndoshta jeni të vetëdijshëm për mënyrat se si fëmijëria juaj ndikon në marrëdhëniet tuaja. Ndoshta e nuk keni menduar kurrë për këtë.  Besojmë që lidhjet e forta janë ato që na bëjnë të ndihemi të sigurtë. Si për vete ashtu dhe për botën që na rrethon.

Të gjithë kemi nevojë të ndihemi të sigurtë. Mirëpo të gjithë reagojmë në mënyra të ndryshme. A keni menduar nga e kanë bazen këto reagime? Mos vallë nga fëmijëria jonë dhe nga përjetimet gjatë saj? Këtu po përmendim vetëm disa mënyra se si përjetimet nga fëmijëria ndikojnë në marrëdhëniet tuaja me njerëzit.

Nuk besoni lehtë

femijeriaBesimi është themeli i çdo marrëdhënie. Kur ne si të rritur e kemi të vështirë  t’ju besojmë të tjerëve, mund të jetë për shkak të çështjeve të rrënjosura thellë nga e kaluara. Nga zhëgnjimi me njerëzit të cilëve është dashur t’i besojmë.

Nëse prindërit tanë na lanë pas dore, na braktisën apo abuzuan, ne natyrshëm ndiejmë një ndjenjë të pasigurisë. Edhe kur rritemi.

Mirëpo çfarë mund të bëni? Duhet të kuptoni se besimi është i vështirë për të gjithë, pavarësisht nga e kaluara e tyre. Nëse keni përjetuar një formë të shkëputjes me prindërit duke u rritur, është e rëndësishme të pranoni dhe t’i jepni vetes leje për të parë se si mund të ishte apo si mund të bëhet ndryshe. Sidomos për fëmijët tuaj në të ardhmen. Kjo gjë është jashtëzakonisht e vlefshme dhe e duhur për t’u bërë.

Ndieni panik kur mendoni se partnerin juaj po largohet

Mund të jetë iracionale, por në ato momente truri juaj nuk është në gjendje t’ju sigurojë se thjesht jeni iracional dhe nuk keni asgjë për t’u shqetësuar. Nëse përjetoni një panik të menjëhershëm kur mendoni që partneri juaj po mbyllet ose po largohet nga ju, kjo mund të jetë për shkak të stilit tuaj të lidhjes. Nëse keni përjetuar një braktisje si fëmijë kjo ndienjë është normale.

Mirëpo çfarë mund të bëni? Jini të vetëdijshëm për panikun dhe shkaktuesit e tij. Tregoni partnerit sis ndiheni dhe pse ndiheni kështu. Kjo është mënyra e vetme që ju të merrni sigurimin që dëshironi dhe mënyra e vetme që partneri juaj do të ndihet i respektuar dhe i sigurt. Kërkojini partnerit tuaj që t’ju japë siguri në atë moment edhe është detyra juaj ta dëgjoni atë. Përsërisni atë në kokën tuaj përgjigjen që merrni nga ai dhe qetësohuni.

Ju duhet shumë siguri

femijeriaNëse krijojmë një lidhje të pasigurt me prindërit ose kujdestarët tanë në foshnjëri dhe fëmijëri ne natyrshëm zhvillojmë një ndjenjën të pasigurisë dhe dyshimit në veten tonë.

Ndoshta si fëmijë nuk na është dhënë siguria që ishte e nevojshme për ne. Ajo që na duhej që të ndiejmë një vetëbesim tek vetja për të hulumtuar dhe bërë gabime. Mbase u kritikuam për çdo gjë që bëm dhe tashmë e kemi të mbjellur frikën nga mungesa e sigurisë.

Mirëpo çfarë mund të bëni? Të identifikoni problemet tuaj që  kanë bazën nga fëmijëria dhe të punoni me to. Përpiquni ta kuptoni se në cilat momente po ndiheni më pak i sigurt. Gjithashtu është  e dobishme të jeni në gjendje të artikuloni një nevojë tuajen para partnerin tuaj. Për shembull t’i thoni: “Unë jam duke u ndier i/e frikësuar për këtë punë intervistë. A mund të më thuash se do të ja dal shumë mirë?”.

Keni probleme me intimitetin

Nëse e shihni veten duke pasur probleme me intimitetin, mund të jetë sepse keni pasur vështrësi të ndryshme duke u rritur. Ndoshta, ju keni ndjerë se zhgënjenit prindërit tuaj dhe asgjë që mund të bënit nuk ishte kurrë mjaftueshëm e mirë. Këto ndienja luajnë një rol të madh në reagimet e tona. Kjo ndikon në intimitetin tonë sepse ne nuk po e lejojmë veten të ndjehemi rehat ose të sigurt në veten tonë autentike.

Mirëpo çfarë mund të bëni? Intimiteti kërkon besim. Besimi kërkon qëndrueshmëri dhe marrje rreziku. Kjo është një valle e vogël  dhe frikshme por ia vlen. Partneri juaj mund të ketë dëshirë të madhe për t’u lidhur intimisht me ju. Mirëpo ju as nuk e kuptoni se sa shpesh i mohoni ose hidhni poshtë format e intimitetit me të.  Kjo ndodh sepse mekanizmi juaj i mbrojtjës reagon. Mundohuni të bëheni më të vetëdijshëm dhe të punoni me vetën në këtë drejtim.

Kliko këtu për ta shkarkuar aplikacionin tani ↓