Si propozojnë për lidhje të rinjtë nga Shqipëria?

nga Flogerta Driza

Si propozojnë për lidhje të rinjtë nga Shqipëria? Nisur nga artikulli i javës së kaluar, ku shumë të rinj nga Kosova na treguan idetë më kreativë të propozimeve për martesë, vendosëm të pyesim edhe të rinjtë nga Shqipëria.

Këtë radhë na erdhi në ndihmë Arty_Hi, i cili fale platformës së tij në rrjetet sociale, mundi të mbledh përgjigje nga të rinjtë e Tiranës dhe jo vetëm. Edhe këtë herë, përgjigjet që na erdhën ishin tepër argëtuese e simpatike. Jo vetëm që janë tepër kreativ e origjinal, por edhe kanë sens humori të hollë.

Më poshtë do t’ju radhis propozimet më interesante që të rinjtë nga Tirana na kanë treguar:

Dashuria, mesa duket kaloka, vërtet nga stomaku

propozojnë me ushqimdashruia kalon nga stomaku

Këta dy të rinj kanë propozuar përmes ushqimit. Qoftë ky propozim përmes një pice në formë zemre, apo një ëmëlsirë që fsheh një unazë, nuk ka rëndësi! E vetmja gjë që ka rëndësi është se ushqimi dhe dashuria qënkan një kombinim ideal.

Dalim një herë, pastaj shohim e bëjmë

propozojnë per lidhjedeklarate

Mesa duket preferojnë të dalin drejt e në temë. Të dali ku të dali dhe nuk kanë patur nevojë për fjalë të tepërta. Mjafton një puthje në një ambient romantik e ndoshta kjo i thotë të gjitha. Eh…zemra ime në këto momente!

Gocat e dinë më së miri

dashuriE pse duhet me u mendu gjatë në raste të tilla. Nuk e ka zgjatur shumë vajza. I ka thënë çfarë mendon, çfarë i pëlqen dhe tak-fak, kaq ishte.

Ne nuk po themi që kjo funksionon për të gjithë. Megjithatë, këta të dy kanë përfshirë në një proces të vetëm, lidhje dhe martesë. E kush jam unë të gjykoj në fund të fundit? Askush! Ok atëhere, vazhdojmë tek propozimet e fundit.

Ka nga ata që propozojnë edhe me dron, apo në një xhiro me motorr. Ideja është se një pjesë e mirë, propozojnë për lidhje nëse ndjejnë tërheqje të padiskutueshme nga njëri -tjetrit. Pastaj nga këtu rrjedh edhe dashuria.

Po djemtë si propozojnë?

propozojnë djemtëpropozojnë vajzat

Nëse doni të kuptoni ndryshimin thelbësor midis femrave dhe meshkujve, mjafton të shihni këto dy foto. Një vajzë përshkruan në hollësi se si do të propozonte, ndërsa djemtë si përherë një përgjigje të shkurtër dhe të prerë. Atëhere, qënka e vertetë! Vajzat janë nga Venusi dhe meshkujt nga Marsi, e çuditërisht kemi ardhur në Tokë që të sheshojmë ndasitë tona.  😁