Si propozojnë për martesë të rinjtë nga Kosova?

nga Flogerta Driza

Si propozojnë për martesë të rinjtë nga Kosova? Kjo është një pyetje sa interesante aq edhe e lezetshme. Për të marrë një përgjigje direkt nga rinia aventuriere, i pyetëm direkt ata. Nuk ke si përgjigjesh ndryshe pa marrë opinionin e tyre apo jo?

Miran Ramadani, të cilin sigurisht e njohim të gjithë, vendosi të na vinte në ndihmë me një story sipmatik në Instagram. Disa jo vetëm që janë kreativ, por kanë edhe sens humori të paparë. Megjithatë, disa prej tyre e kanë marrë shumë seriozisht përgjigjen e pyetjes së bërë nga Mirani.

Ja cilat ishin disa nga përgjigjet më të lezetshme që morëm nga të rinjtë:

propozim me htttp

E kujt mund t’i kishte vajtur mendja se gjuha e programimit ishte gjuhë romantike? Neve jo të paktën!

propozojnë për martesë ne pyll propozojnë për martesë ne vendin special

Jo se duam të themi që nuk është një ide e mirë. Madje, është një ide tepër e zakonshme..meh…Tallem, flas kështu vetëm nga xhelozia. Dikush të më çoj tek vendi im i preferuar e të më propozoj. Ej, po prit, unë jam e fejuar tashmë!! Gjithsesi merrni disa ide djema dhe propozoni sa më shpejt të dashurat tuaja. 

udhetimpropozim ne helikopter

Nuk e ka menduar keq jo, fiks tani në periudhë pushimesh. O martohu me mua, ose hidhu nga anija, helikopteri e çfarë të duash ti. Nuk ka Ndoshta ose Jo. Ka vetem një përgjigje dhe ajo është përgjigjia pozitive. Ok vazja, u morrëm vesh besoj! Mirë pra kalojmë tek të tjerat.

propozim ne kohen e pandemise

E kush tha se periudha e pandemisë nuk është romantike??? Dashuri në kohën e pandemisë: Check ✔️ Propozim martese nga distanca: Check ✔️ Muaj mjalti mbyllur në shtëpi, pa shpenzuar asnjë kokërr leku: Check ✔️ Një rrugë e tre punë!

propozim me ndihmen e dua.com

Po shiko se ne kemi edhe ca ndjekësa besnik të dua.com, të cilët mendojnë se ne jemi të duhurit për një propozim origjinal martese. Besoj se kolegët e mi në dua.com e morrën mesazhin. Na kontaktoni dhe do t’ju ndihmojmë të bëni propozimin më fantastik të martesës që keni parë ndonjëherë.

PS: Prandojmë vetëm çifte që janë lidhur përmes aplikacionit tonë! 😉

Nuk kemi mbaruar, duke qënë se kemi patur plot përgjigje të tjera tepër kreative, më poshtë po ju radhisim disa prej tyre.

kinema apo film

Mesa duket propozimi në kinema qënka një ide goxha ndjellëse. Nuk po themi se nuk na pëlqen jo. Përkundrazi tepër romantike, por duam video, prova, foto, të bardhën mbi të zezë. Nuk besojmë kollaj ne femrat joooo. Mos ma vini re, flet xhelozia asgjë tjetër. Crying in the corner! 😭

Na dërgoni idetë tuaja, i mirëpresim dhe duam realisht të dimë se si propozojnë për martesë të rinjtë nga Kosova, dhe jo vetëm.

dua Marketplace banner