Si ta dimë që nuk është dashuri e vërtetë?

nga Argjenda Selmani

Të gjejmë një dashuri të vërtetë. Ky është qëllimi i shumicës prej nesh në jetë. Për këtë askush s’ka të drejtë të ju gjykojë! Ju mund të jeni njeri i jashtëzakonshëm, profesionist i shkëlqyer, ndoshta edhe artist i madh. Mirëpo prapë të ndieni nevojen për të pasur një dashuri të vërtëtë në jetë.

Si mund ta dimë që e kemi gjetur një të tillë? Çka e dallon atë nga lidhjet e tjera që kemi pasur? Secila lidhje dashurie është ndryshe dhe gjjthkush e përkufizon një dashuri të vërtëtë në mënyrën e vet. Megjithatë ne po përpiqemi të japim disa këshilla. 

loveDashuria e vërtetë nuk të frikëson

Përkundër të gjitha dallimeve që dy persona mund të kenë mes vete, në momentin që egziston një dashuri e vërtetë mes tyre, frika nuk ka vend. Prandaj mëdyshjet, hezitimet, arsyetimet, nuk janë shenja të dashurisë së vërtetë e të sinqertë.
Nuk po themi se nuk shfaqen asnjëherë sepse kjo do të ishte gabim. Mirëpo nuk janë element që e karakterizojnë dhe që zgjasin shumë. Prandaj tregoni kujdes me to!

 

Kimia mes dy personave nuk është gjithmonë dashuri

Mund të kaloni kohë të hatashme me një person. Madje dhe mund ta doni. Të kujdeseni për të dhe të merrni të njëjtën gjë në këmbim. Fatkeqësisht kjo jo gjithëherë është dashuri e vërtetë. Për këtë arsye shumica e lidhjeve përfundojnë kur kimia mes atyre dy personave hargjohet. Dashuria e vërtetë shkon një hap përtej.

 

kiss

Dashuria e vërtetë të lë të jesh vetja dhe nuk gjykon

Deshëm ta pranojmë apo jo, në rrethana të caktuara shpesh fshihemi nga qëndrimet dhe mendimet tona të vërteta. Shkurt, nuk ndihemi mjaftueshëm komod për të qenë vetvetja. Edhe ju, nëse jeni një lidhje dashurie dhe ndieni se nuk jeni të lirë te jeni vetvetja, mendojeni dyherë.
Dashuria e vërtetë nuk gjykon. Ajo nuk përqesh. Dashuria e vërtetë dëshmohet ku partneri është përkrahës dhe e shijon secilën arritje të bashkëudhëtarit të tij në jetë!


Mirëpo, si definohet thjesht pra dashuria e vërtetë?

Përqafimi i njëri-tjetrit si qenie njerëzore individuale dhe ecja përkrah njëri-tjetrit si të barabartë është dashuri e vërtetë! Pastaj, investimi dhe mbështetja e ndërsjellë në rritjen e njëri-tjetrit, veçanërisht kur gjërat bëhen të vështira.  Kujdesi pa kushte dhe dhemshuria ndaj njëri-tjetrin janë elemente rëndësishme të një dashurie të vërtetë. Urojmë që të keni fatin të gjeni një dashuri të tillë dhe ta jepni në këmbim!