Si të bëhemi gati për një lidhje dashurie?

nga Argjenda Selmani

Nëse nuk jeni në një lidhje dashurie dhe vazhdimisht çiftet e të dashuruarve që shihni ju bëjnë të mendoni për gjendjen tuaj, ju kuptojmë shumë mirë. Mirëpo të duash të jesh në lidhje dhe të jesh gati për të, janë dy gjëra të ndryshme.

Ka disa mënyra për ta kuptuar se a jeni gati për një  marrëdhënie të re dashurie. Të gjithë e dimë se marrëdhëniet kërkojnë përkushtim. Prandaj ju duhet të siguroheni se jeni vërtetë të gatshëm. Nuk duhet të mashtroheni nga ndienjat momentale. 

a coule sitingBëni vetës pyetje

Para se të filloni një histori dashurie pyeteni vetën “A jam i/e gatshme për këtë lidhje?”.
Një pyetje tjetër e mirë është “
Çfarë po kërkojë unë nga kjo lidhje?”. Shumë njerëz duan të nisin një marrëdhënie vetëm pse janë të lodhur nga të qenit vet.  Kur hyjmë në një lidhje i kushtojmë të gjithë vëmendjen tonë partnerit.
 Kjo na bën të harrojmë dhe anashkalojmë gjërat apo problemet e tona. Ky është një gabim që ju s’duhet ta bëni. Mos hyni në një lidhje pa qenë në gjendje t’ju përgjigjeni mirë pyetjeve si këto.

Dijani vlerën dashurisë ndaj vetës 

Para se ta doni dikë tjetër, duhet ta doni vetën. Edhe nëse në situata të caktuara vendosni dashurinë ndaj vetës para dikujt tjetër, kjo është totalisht normale. Nëse jeni beqar para se të kërkoni një lidhje të re, gjeni paqe me vetën. Mësoni ta doni dhe ta respektoni vetën edhe kohën tuaj. Mos pranoni më pak se që e meritoni vetëm sepse se kohët e fundit po ndiheni të vetmuar.  Mendoni mirë para se ta hidhni një hap të tillë.

holding handsPunoni me veten

Mos nxitoni të hyni në një lidhje të re pa u marrë me disa probleme që i keni pasur prej kohësh. Punoni për ëndrrat dhe qëllimet tuaja që në të ardhmen të jeni edhe partner më i mirë për dikë tjetër. Fokusohuni tek arritjet e juaja personale e profesionale. Tek familja si dhe tek shoqëria. Tek njerëzit që ju njohin dhe i njihni në një kohë të gjatë. Vetëm kur të arrini një stabilitet në disa sfera të jetës do të mund ta dini më sigurt se a e doni një lidhje të re, apo thjeshtë keni nevojë për ngushëllim. 

dua Marketplace banner