Si ta ftoni dikë në takim?

nga Flogerta Driza

Sapo t’i keni përvetësuar mjeshtëritë e flirtrimit online, ju do filloni të mendoni të ftoni dikë që ju përshtatet për takim. Pavarësisht a jeni grua apo burrë ju që po e bëni këtë ftesë, ky hap është shumë i rëndësishëm.

Për këtë arsye ne më poshtë po përpiqemi të ju japim disa këshilla. Disa sygjerime për gjërat që duhet t’i bëni por edhe ato që nuk duhet t’i bëni. Jemi të bindur se do të ju ndihmojnë.

Ja disa këshilla:

  • Asnjëherë mos e ftoni dikë në takim para se të jeni të sigurtë që do t’i përgjigjet pozitivisht ftesës tuaj. Vazhdoni të flirtoni derisa ta kuptoni nëse ju i tërheqni dhe i bëni të ndjehen rehat në praninë tuaj.
  • Pyeteni partnerin tuaj për një ditë dhe kohë specifike që e caktoni paraprakisht. Aktiviteti mund të jetë shumë i thjeshtë si një “Shkojmë të pijmë diçka?”.
  • Bëje të qartë që jeni i/e interesuar ta takoni atë person dhe të kaloni kohë së bashku.
  • Përdorni supozime në vend të pyetjeve kur dëshironi ta ftoni dikë në takim. Komunikon ndjenjën se ju jeni duke udhëhequr e jo duke e lutur për një takim. Këtu mund të përdorni opsione si: “Nëse je i/e lirë të enjten mbrëma, mund të shkojmë në…”.
  • Partneri juaj mund të jetë i zënë në ditën që ke propozuar ti. Mirëpo nëse është i/e interesuar do ju propozojë një ditë tjetër. Kjo është një shenjë e mirë.
  • Nëse partneri nuk ju propozon një ditë tjetër, flirtoni më shumë (për një apo dy ditë më shumë) deri sa ta ftoni për një takim tjetër.
  • Nëse partneri juaj është gjithmonë i zënë dhe kurrë nuk ju propozon një ditë tjetër për t’u takuar, më e mira është që të flisni hapur. Mund t’i thoni “Hej, ti dukesh vërtetë një person i mirë dhe do të kisha dëshirë të kalojmë kohë sëbashku për t’u njohur më mirë. Por ti duket që je shumë i zënë. A je i interesuar të kalojmë kohë së bashku?” Kjo do t’a përfshijë atë në ftesën tuaj. Nëse partneri juaj thotë jo, atëherë ju i’a keni qartësuar vetes gjërat dhe mund të vazhdoni tutje.
  • Sapo partneri juaj t’a ketë pranuar ftesën për takim, dërgoni një mesazh rikujtimi në mënyrë argëtuese: “Kur të shihemi nesër, pres që të vrapojmë në krahët e njëri-tjetrit sikur përfundimi i ndonjë filmi romantik. Çdo gjë më pak do të jetë vërtetë dëshpëruese.”

Me këto këshilla, ju shumë shpejt do të jeni të suksesshëm që t’i bëni partnerit tuaj ftesë për të dalur në takim.