Si ta gjesh të duhurin?

nga Argjenda Selmani

 

E vërteta është se nuk ka një përgjigje fikse kur vjen puna te pyetja “Si ta gjesh të duhurin?”. Megjithatë janë disa këshilla që besojmë se mund t’ju ndihmojnë nese ju jeni aktualisht në një pozitë të tillë.

Për shumë prej nesh, ky proces nuk ishte dhe nuk vazhdon të jetë shumë i thjeshtë. Megjithatë si përherë, është e rëndësishme që së pari të caktohen qëllimet si dhe prioritetet.

Caktoni pritshmërit tuaja

Për  të gjetur atë që doni duhet së pari të dini se çfarë doni. Në teori kjo tingëllon e thjeshtë. Megjithatë në praktikë nuk është edhe aq e thjeshtë. Që ta gjesh të duhurin së pari përcakto se çfarë është një person i duhur për ty. Ambicioz? I sjellshëm? I shoqërueshem? Apo i ndrojtur? Kujdes! Nuk do të thotë se ‘i duhuri’ duhet t’i përmbajë të gjitha ato, mirëpo të paktën ju e dini se çka po kërkoni. Kur të arrini në këtë pikë kërkimi juaj për të duhurin ose disponueshmëria juaj për të njohur njerëz të ri do të ndryshojë. Ju do të jeni më rehat dhe më gati të nisni ‘kërkimin tuaj’.

Shqyrtoni të gjitha mundësitë

Dashuri ne dua.com

Si ta gjesh të duhurin? Së pari, hiq dorë ngs hezitimet, turpet dhe rezervat. Në moshë madhore kërkimi i një personi të duhur me të cilin pretendon të kalosh jetën është më se normale. Në ditë të sotme mënyra që garanton më së shumti sukses janë takimet që nisin nga njohjet online. Një mundësi të tillë e ofron për shqiptarët aplikacioni dua.com.

Mjafton ta shkarkosh në telefonin tënd, ios ose android, duke klikuar këtu. Pasi ta shkarkosh duhet të krijosh një profil me të dhënat tua. Kështu mund te pelqehesh dhe të përputhesh me djem e vajza që i përshtaten shijes, këkesave e moshës tende. Kur dikush të pëlqen online, mund të ndërrmarrësh hapin e njoftimit personalisht. Për të gjetur të duhurin më nuk të duht ndërmjetësim familjar a shoqëror. Gjithçka që të duhet mund ta kesh në telefonin tënd!

Mos dilni nga vetja

Mos lejoni që ndienja e vetmisë t’ju bëjë të ulni shumë standartet tuaja apo të dilni nga vetja. Kjo ka rol të madh për shumë arsye. Për të gjetur të duhurin ai person duhet të të pranojë ashtu si ti je. Prandaj bëhu vetvetja. Pranoje së pari vetën, në mënyre që të të pranojë edhe tjeri. Duaje vetën ashtu si je, në mënyrë që të të dojë edhe tjetri. Shkurt, mos u dorëzoni deri në gjetjen e personit të duhur. Nuk keni nevojë të kaloni kohë me persona të cilët thjeshtë nuk janë për ju. Aq më pak të kaloni jetën në dikë që nuk ju bën të lumtur vetëm nga frika se nuk do ta gjeni kurrë të duhurin.