Si ta kuptoni se ai ju dashuron me të vërtetë?

nga Flogerta Driza

Ndonjëhere dashurinë e marrim për të mirëqënë. Kjo nuk do të thotë se nuk e vlerësoni mjaftueshëm përsonin që keni përkrah, as që nuk e doni partnerin tuaj. Kjo do të thotë se ndonjëherë, nuk arrini ta kuptoni se sa shumë ju dashuron ai në të vërtetë.

Ndonjëherë, sinjalet ngatërrohen dhe lidhja shkon për dreq. Prandaj, ne do t’ju përmbledhim shkurtimisht disa sinjale që tregojnë hapur se dikush ju dashuron me të vërtetë, thjesht nuk di ta shprehi me fjalë por me vepra.

Nëse ai ju dashuron do t’ju kritikoj hapur

Edhe nëse ai lëndohet, do ta bëj këtë gjë, për faktin e vetëm që ti të mos bësh figurë të keqe. Një shenjë tjetër është kur shfaq interes të pastër për gjerat të cilat ju jeni e apasionuar. Për atë përparësia kryesore është kalimi i kohës me ju. Ju dëgjon me vëmendje kur i flisni apo kur i tregoni se çfarë ju shqetëson.

Nuk ju mban të lidhur pas vetes

Foto: Jonathan Borba

Nëse gjërat mes jush nuk po funksionojnë më, ai është igatshëm t’ju lërë të lirë nëse ju e dëshironi këtë gjë. Edhe pse kjo mund ta lëndojë, ai nuk ju mban lidhur pas vetes sepse e di që kjo ju bën keq të dyve.

Është i rritur dhe i pjekur mjaftueshëm që të kuptoj se kur është momenti për të lënë dikë të shkojë. Qoftë kjo një marrëdhënie apo një miqësi, ndarja është shpesh veprimi më i vështirë për tu ndërmarrë. 

Dëshiron të të njoh ty dhe njerëzit e tu të dashur

Zakonisht ai përpiqet të njohi njerëzit me të cilët ti je e lidhur fortë. Qofshin familjarët, shoqet e ngushta apo edhe kolgët tuaj të punës. Nëse dikush ju dashuron vërtet, shfaq kuriozitet të vazhdueshëm për ju.
Me pak fjalë dëshiron të dijë gjithçka për ju, përfshirë mendimet, frikërat, ëndrrat tuaja, përvojat aktuale të jetës, ndjenjat, etj.

Kujton çdo event të rëndësishëm për ju

Kur dikush të dashuron vërtet nuk harron asnjë event të rëndësishëm të jetës suaj si ditëlinjda, përvjetori, takimet mjekësore. Është i sjellshëm ndaj jush dhe ju kushton rëndësinë e duhur. Pastaj, nuk ka gjë më të keqe se sa kur partneri harron ditlindjen tuaj apo jo?

Ndryshon për të mirën e të dyve

Një partner i vërtetë pranon të jetë i hapur ndaj reagimeve tuaja, edhe kur janë të vështira për tu kuptuar. Përpiqet të ndryshojnë, të rritet dhe të përshtati veprimet e tij duke patur parasysh vetëm ecurinë e marrëdhënies.

Kujdeset për ju

Foto: Carly Rae Hobbins

Shpesh herë guxon të dali nga zona e tij e rehatisë për të treguar se sa shumë mendon dhe se sa shumë ju ka përzemër. Kujdeset për ju kur lëndoheni si fizikisht ashtu edhe emocionalisht.

Do të kalojë sa më shumë kohë me ju edhe nëse gjërat nuk shkojnë si duhet. Nëse ndodh që keni konflikte me njëri-tjetrin, për të nuk është problem të të kërkojë falje.
Dashuria ka nevojë për faljen, në të kundërt nuk funksionon. 

Nuk ju mban mëri

Përvec faktit se përkushtohet, kur vjen fjala tek zënkat, mëritë i lë mënjanë. Ai e di se privatësia juaj duhet respektuar ashtu si dhe e tyrja.
Kur kaloni kohë së bashku, nuk është gjithmonë ajo farë do të bëj, megjitahtë është fleksibël, i hapur, dhe  përpiqet të përshatet. Qesh dhe luan me ty, sepse nuk ka asgjë më të bukur sesa një dashuri që zbukurohet me të qeshura.