Si ta kuptosh se ai të dashuron me të vërtetë?

nga Flogerta Driza

Si ta kuptosh se ai të dashuron me të vërtetë? Ndonjëhere dashurinë e marrim për të mirëqënë. Kjo nuk do të thotë se nuk e vlerësoni mjaftueshëm përsonin që keni përkrah, as që nuk e doni partnerin tuaj. Kjo do të thotë se ndonjëherë, nuk arrini ta kuptoni se sa shumë të dashuron ai në të vërtetë.

Ndonjëherë, sinjalet ngatërrohen dhe lidhja shkon për dreq. Prandaj, ne do t’ju përmbledhim shkurtimisht disa sinjale që tregojnë hapur se ai të dashuron me të vërtetë, thjesht nuk di ta shprehi me fjalë por me vepra.

Nëse ai të dashuron do të të kritikoj hapur

Edhe nëse ai lëndohet, do ta bëj këtë gjë, për faktin e vetëm që ti të mos bësh figurë të keqe. Një shenjë tjetër është kur shfaq interes të pastër për gjerat të cilat ti je e apasionuar. Për atë përparësia kryesore është kalimi i kohës me ty. të dëgjon me vëmendje kur i flet apo kur i tregon se çfarë të shqetëson.

ai të dashuron

Nuk të mban të lidhur pas vetes

Nëse gjërat mes jush nuk po funksionojnë më, ai është igatshëm të të lërë të lirë nëse ti e dëshironi këtë gjë. Edhe pse kjo mund ta lëndojë, ai nuk të mban lidhur pas vetes sepse e di që kjo ju bën keq të dyve. Është i rritur dhe i pjekur mjaftueshëm që të kuptojë se kur është momenti i duhur për të lënë dikë të shkojë. Qoftë kjo një marrëdhënie apo një miqësi, ndarja është shpesh veprimi më i vështirë për tu ndërmarrë. 

Dëshiron të të njoh ty dhe njerëzit e tu të dashur

Zakonisht ai përpiqet të njohi njerëzit me të cilët ti je e lidhur fortë. Qofshin familjarët, shoqet e ngushta apo edhe kolegët tuaj të punës. Nëse dikush të dashuron vërtet, shfaq kuriozitet të vazhdueshëm për ty. Me pak fjalë dëshiron të dijë gjithçka për ty, përfshirë mendimet, frikërat, ëndrrat e tua, përvojat aktuale të jetës, ndjenjat, etj.

Kujton çdo ngjarje të rëndësishme për ty

cift i dashuruar

Kur dikush të dashuron vërtet nuk harron asnjë ngjarje të rëndësishme të jetës tënde si ditëlinjda, përvjetori, takimet mjekësore. Është i sjellshëm ndaj teje dhe të kushton rëndësinë e duhur. Pastaj, nuk ka gjë më të keqe se sa kur partneri harron ditlindjen tuaj apo jo?

Ndryshon për të mirën e të dyve

Një partner i vërtetë pranon të jetë i hapur ndaj reagimeve të tua, edhe kur janë të vështira për tu kuptuar. Përpiqet të ndryshojnë, të rritet dhe të përshtati veprimet e tij duke patur parasysh vetëm ecurinë e marrëdhënies.

Kujdeset për ty

ai të dashuron

Shpesh herë guxon të dali nga zona e tij e rehatisë për të treguar se sa shumë mendon dhe se sa shumë të ka përzemër. Kujdeset për ty edhe kur lëndoheni si fizikisht ashtu edhe emocionalisht. Do të kalojë sa më shumë kohë me ty edhe nëse gjërat nuk shkojnë si duhet. Nëse ndodh që keni konflikte me njëri-tjetrin, për të nuk është problem të të kërkojë falje. Dashuria ka nevojë për faljen, në të kundërt nuk funksionon. 

Nuk të mban mëri

Përvec faktit se përkushtohet, kur vjen fjala tek zënkat, mëritë i lë mënjanë. Ai e di se privatësia jote duhet respektuar ashtu si dhe e tija. Kur kaloni kohë së bashku, nuk është gjithmonë ajo çfarë do të bëj, megjithatë është fleksibël, i hapur, dhe përpiqet të përshatet. Qesh dhe luan me ty, sepse nuk ka asgjë më të bukur sesa një dashuri që zbukurohet me të qeshura. 

dua Marketplace banner