Si ta luftojmë ankthin nga COVID-19 kur punojmë nga shtëpia?

nga Argjenda Selmani

Pandemia e COVID-19 ka ndryshuar jetën dhe punën siç e njohim ne. Nëse keni ende një punë dhe të ardhura të sigurta, ju tashmë e dini se sa me fat jeni. Sidomos krahasuar me miliona njerëz që papritur janë të papunë. 

Mirëpo kjo nuk do të thotë se të përqendroheni në atë punë është e lehtë këto ditë. Frika për shëndetin tuaj dhe të familjes është rritur. Në anën tjetër, shefi juaj pret që punët t’i kryeni në përpikmëri. Sikur të mos kishte asnjë problem. Ndonjëherë ndiheni të stresuar dhe në ankth. Mirëpo duhet të përpiqeni ta luftoni këtë gjendje. Me disa këshilla të vogla ju mund të ja dilni shumë mirë. Lexoni ato më poshtë.

Limitoni shikimin dhe leximin e lajmeve

Mos u fiksoni pas lajmeve që kanë lidhje me COVID-19. Nëse tashmë e keni vërejtur se po lexoni gjithçka që lidhet me këtë virus, ndaleni vetën. Përpiquni që informatat t’i merrni nga burimet e sigurta. Siç janë Organizata Botërore e Shëndetësisë apo Institucioni i Shëndetësisë Publike në vendin ku jetoni.

Fokusohuni në gjërat pozitive

Secila e keqe e ka një të mirë. Kjo nuk është një klishe. Edhe prej kësaj pandemie botërore mund të nxjerrim diçka pozitive. Mendoni kur ka qenë hera e fundit që keni kaluar kaq shumë kohë në shtëpi. Mendoni se çka keni pasur në plan të bëni apo të mësoni që një kohë të gjatë por s’keni mundur. Puna nga shtëpia ju kursen goxha kohe. Siç është vajtje ardhja dhe bërja gati. Prandaj gjeni një hobi, një veprimtari që mund ta bëni brenda shtëpisë dhe argëtohuni me të.

Merrni vetën me të mirë

Shpesh ne jemi shumë të ashër me vetën. I bëjmë presison për punë e për gjëra personale. E shtyjmë vetën në limite. Mirëpo kjo nuk është një periudhë për gjëra të tilla. Në këtë kohë të COVID-19 duhet ta merrni vetën me të mirë. Të kujdesin për shëndetin mendor e fizik dhe ë mbani pastërtinë. Me një rutinë pune dhe aktivitetesh ju do ta ndihmoni shumë vetën.

Nëse është nevoja merrni ndihmë profesionale

Nëse gjatë vetizolomit e shihni se s’po mund të menagjoni me ankthin tuaj mos hezitoni të kërkoni ndihmë profesionale. Shumë psikologë dhe terapeutistë po e bëjnë këtë edhe përmes komunikimit online. Prandaj kërkoni ndihmën që ju duhet dhe mos e mundoni vetën. Edhe pse jemi të izoluar në shtëpi fatmirësisht në shumicën e gjërave kemi endje qasje. Prandaj kujdesuni për shëndetin tuaj mendor dhe përdorni gjitha mjejtet qe mundeni për ta bërë këtë.