Si ta mbani balancin mes punës dhe jetës personale?

nga Argjenda Selmani

Shumica prej nesh ndonjëherë me vështirësi e gjejmë balancin mes punës dhe jetës personale. Sidmos kur punojmë më gjatë se 8 orë. Shumica e industrive të punës sot kërkojnë angazhim shumë më tepër. Nuk përfundon gjithçka brenda orarit 09:00-17:00.

Kjo na jep stres. Na bën të flasim e të mendojmë për punë edhe pasi që orari ka përfunduar. Sa herë e gjeni vetën duke dalë nga zyra në orën 19:00? Duke u përgjigjur e-maileve në orët e vona të mbrëmjes? A mendoni se keni nevojë për disa këshilla në këtë drejtim?  Atëherë lexoni këtë artikull deri në fund!

Mendoni se pse ju ndodh kjo

Work stress

Foto: Yanalya / Freepik

Fillimisht analizoni situatën tuaj. Pse keni mungesë të balancit mes punës dhe jetës personale? A është problemi tek ju apo tek kolegët tuaj? Ndoshta edhe tek klientët.
Nëse vëreni se ritmi juaj i punës po ndikon në këtë gjë atëherë përpiquni të punoni në këtë drejtim. Mirëpo para se ta përmirësoni situatën tuaj duhet të analizoni atë.
Vetëm kështu mund të gjeni zgjidhje për problemin.

Jepni përparësi vetëm prioriteteve

Janë disa punë që nuk mund të presin. Ju duhet t’i jepni atyre rëndësi. Përpiquni që brenda 8 orëshit tuaj t’i përfundoni punët e ditës. Në mesin e punëve të përfunduara duhet të jenë gjithsesi edhe prioritetet tuaja. Pra ato probleme që nuk mund të presin. Kur të keni përfunduar me to gjërat dytësore dhe tretësore nuk mund të ju mbajnë të mbërthyer deri në orët e vona.

Caktoni vetës një orar strikt

late

Foto: Yanalya / Freepik

Kjo mund të ju tingëllojë e thjeshtë dhe ndoshta jo e duhura në situata kur jeni të mbingarkuar. Megjithatë ne ju sygjerojmë t’i caktoni vetës një orar strikt kur nuk merreni më me punës. Nëse arrini t’i kryeni obligmet tuaja atëherë mbrojeni me fanatizëm kohën tuaj të lirë pas punës. Caktoni një kohë për vetën dhe për njerëzit tuaj.

Shfrytëzoni kohën e lirë për të marrë energji

Nëse i jepni vetës kohë dhe nuk angazhoheni më tepër se që keni kapacitet do të jetë më mirë në të gjitha aspektet. Koha e lirë që e shfrytëzoni për vete do të ju ndihmojë të merrni energji dhe të jeni edhe më produktiv. Tek e fundit numri i madh i orëve të punës jo gjithmonë do të thotë edhe produktivitet më të madh. Prandaj ndoshta ju duhet një organzim i mirë i ditës tuaj. Balanci mes jetës së shëndetshme dhe punës është shumë i rëndësishëm. Prandaj angazhohuni fortë që ta arrini.

Kliko këtu për ta shkarkuar aplikacionin tani ↓