Si ta zotëroni artin e kompromisit në marrëdhënie?

nga Argjenda Selmani

Besoni ose jo, nëse një marrëdhënie ka një çelës suksesi, ai është kompromisi. Në fund të ditës, në secilën lidhje shkohet përpara vetëm përmes kompromisit. Megjithatë kompromosi jo gjithmonë arrihet lehtë.

Për këtë arsye ju duhet të lexoni këtë artikull deri në fund! Ju mund të mësoni disa këshilla se si mund të zotëroni artin e kompromosit në një marrëdhënie dashurie.

Hapi 1: Pranoni ndjenjat tuaja

Sugjerohet se nëse konsideroni se keni probleme, atëherë ju duhet t’ia pranoni partnerit se si ndjeheni. Edhe nëse jeni të zemëruar, të trishtuar apo të mërzitur.

Në momentin që arrini të bëni këtë, gjërat letësohen. Si teknikë të pranimit të ndjenjave shumë psikologë shohin mbajtjen e ditarit. Ka shumë gjasë se nëse shkruani për mënyrën se si ndiheni para se të flisni me partnerin, atëhere do ta keni shumë më lehtë të flisni me të.

Hapi 2: Fitorja duhet të jetë jashtë ekuacionit

Para se të nisni një bisedë në lidhje me kompromisin me partnerin tuaj, duhet ta nxirrni nga koka juaj idenë se do të ketë një fitues dhe një humbës. Jeni anëtarë në të njëjtin ekip. Nuk po luftoni kundër njëri-tjetrit. Ideja është të pranojmë ndjenjat e personit tjetër.
Shumë njerëz gabojnë në këtë pikë. Gjithçka bëhet e zezë ose e bardhë, ose ti fiton ose unë fitoj. Ata luftojnë për kompromisin sepse në një mënyrë përpiqen të marrin anën partnerit të tyre. Ky pra është një gabim që ju s’duhet ta bëni.

Hapi 3: Bëhuni kreativ  

Sapo ju dhe partneri juaj, të jeni përpjekur për të kuptuar pikëpamjet e njëri-tjetrit, është koha për të filluar me një ide kreative.  Kjo do të thotë se dikush prej jush duhet të bëjë sugjerimin e parë “po sikur…”.  Filloni të bëni kompromise para se të lindi problemi dhe të dy së bashku të dilni me zgjidhje për to. 
Përpiquni të mendoni gjithmonë se si veprimet tuaja ndikojnë tek partneri juaj. Mendoni se si do të ndiheshit ju në vendin e tij. 

dua Marketplace banner