Si të bëhemi gati për një intervistë pune?

nga Argjenda Selmani

Kur na caktohet një intervistë pune shumë gjera na sillen në kokë. E rëndësishme është të jemi të qetë dhe të shfrytëzojmë kohën qe kemi në dispozicion për tu përgatitur.  Duhet të paraqitemi sa më mirë të jetë e mundur.

Nëse jeni ftuar në atë intervistë punë do të thotë se keni aplikuar dhe e doni atë pozitë. Për këtë arsye shiheni intervistën si hap pozitiv dhe mos u frikësoni nga ajo. Me disa teknika të lehta ju do të ja dilni shumë mirë!

Mos shkoni asnjëherë pa u përgatitur

interviste puneSado e thjeshtë të jetë puna për të cilën keni aplikuar në një intervistë pune mos shkoni asnjëherë pa u përgatitur. Është koha të lexoni edhe njëherë specifikat e vendit të punës për të cilin keni apikuar. Gjithashtu duhet të kërkoni në internet informata mbi kompaninë për të cilën aplikoni. Kështu do të jeni të përgatitur se çfarë ju pret. Do ta keni më të lehtë të përgjigjeni në pyetjet që janë parashtruar për ju.

Përpiloni në mendje një prezantim për vetën

Pa marrë parasysh cila është pozita për të cilën keni aplikuar apo cilës fushë i takoni, juve do të ju duhet të flisni për vetën. Përmës këtij prezantimi disa minutësh që bëhet në fillim shumica e punëmarrësve e marrin vendimin e tyre. Prandaj përgatituni se çfarë do të thoni. Mos flisni tëpër shkurtë por përpiquni të jepni informata të rëndësishme. Një intervistë pune nuk është vendi ku duhet të jeni modest. Prandaj flisni hapur për shkathtësit dhe përvojat tuaja. Pyesni intervistuesin nëse ka ndonjë paqartësi.

Mos harroni pyetjet më të shpeshta të intervistave

interviste pune Pyetja e parë dhe më e rëndësishmja që një punëdhënës zakonisht e bën gjatë intervistës për punë është:  “Më trego për vetën tënde”.  Duhet ta dini që përgjigjja juaj në këtë pyetje përcakton pjesën tjetër të intervistës.
Pastaj patjetër se do të keni edhe pyetje të tjera si: “
Pse keni aplikuar për këtë vend pune?”, “Çfarë mund të bëni ju për neve?” , Çfarë dini për këtë kompani?. Intervistuesi mund të pyes edhe “Çfarë ju dallon juve nga të gjithë kandidatët e tjerë që kanë aplikuar për këtë punë?” apo “Cilat janë pikat e juaja të forta dhe të dobëta?”.

Një pyetje tjetër që bëhet shpesh është edhe “Ku e shihni vetën pas pesë vitesh? Para se të shkoni në intervistë kujdesuni të gjëni përgjigje për këto pytje. Pastaj gjërat e tjera do të rrjedhin më  lehtë dhe më spontanisht.

Mos u vononi dhe kujdesuni për pamjen tuaj

Në fund, por jo me më pak rëndësi janë edhe këto dy gjëra. Fakti se në një intervistë pune nuk duhet të vonoheni kursesi dhe dukja juaj. Së pari le të flasim për vonesën. Kjo nuk duhet të ndodh kursesi. Gjithmonë nisuni më herët për një intervistë pune. Sidomos nëse nuk e dini lokacionin e saktë. është gjithmonë më mirë të mbërrini pak më herët e të rahatoheni se sa të vonoheni. Nëse vonoheni do të lini përshtypje të keqe. Mirëpo edhe nëse nuk visheni siç duhet do të lini përshtypje të gabuar. Prandaj kujdesuni të dukeni të pastër dhe te visheni komform normave të vendit të punës.