Si të bëhemi më të zgjuar?

nga Argjenda Selmani

Të gjithë, pa përjashtim, duam të dimë si të bëhemi më të zgjuar. Inteligjenca është vlerë njerëzore e dëshiruar nga të gjithë. Në fakt, nga të gjitha tiparet e personalitetit, inteligjenca është më e dobishmja.

Prandaj është krejtësisht e kuptueshme dëshira jonë për tu bërë persona më të zgjuar. Së pari, harroni faktin se zgjuarsia është e lindur. Shkenca ka treguar neuropasticiteti ekziston. Ju mund të rrisni qelizat e trurit dhe të bëheni më të zgjuar por çështja është se si.

Menaxhoni kohën tuaj me mençuri

Bëni një listë të përparësive dhe kaloni nëpër to një nga një me radhë. Në epokën e internetit është e lehtë të shpërqendrohesh.  Mos lejoni që bredhjet tuaja në internet t’ju hutojnë. Mirëpo shfrytëzojeni edhe internetin në dobi tuaj. Si te behemi me te zgjuar?Përdorni platformat, aplikacionet apo programet për të krijuar plane ditore. Kur të funksionin në mënyrë të organizuar gjërat do të ju shkojnë më mbarë. Ju do të keni më shumë kohë t’i kushtoni vetës dhe te avansoheni në aspektet që dëshironi.

Lexoni nga pak çdo ditë

Si të bëhemi më të zgjuar? Duke lexuar. Lexoni çdo ditë e nga pak. Nëse arrini të bëni këtë gjë shprehi atëherë jeni në rrugë të duhur. Lexoni në cilëndo fushë që dëshironi t’i zgjeroni njohurit tuaja. Leximi ju hap horizintet e mendimit. Ju rritë aftësinë të mendoni në mënyrë kritike dhe në njëfar forme ju aftëson për jetë. Duke lexuar ju shkoni përpara. Studimet kanë dëshmuar se fëmijët që rritën duke lexuar libra kanë diapazanë më të gjër të dijes. Prandaj lexoni. Nga pak çdo ditë.

Mësoni një gjuhë të re

Më lehtë të thuhet sesa bëhet, por mësimi i një gjuhe përfaqëson një nga gjërat kryesore që ju bëjnë më të zgjuar. Studimi i një gjuhe është sfidues për shumicën e njerëzve. Duhen vite punë për të fituar rrjedhshmëri në një gjuhë të huaj. Përvetësimi i gjuhës nis trurin tuaj në një stërvitje të plotë. Kur lexoni, dëgjoni dhe bisedoni në një gjuhë, shqisat tuaja aktivizohen. Ky shpërthim shkakton procese që përkulin zonat thelbësore të trurit tuaj. Sa më shumë që truri juaj lufton të marr dhe t’i përgjigjet informacionit, aq më i fortë bëhet.

Luani lojëra të trurit

Ka disa lojëra të trurit që pretendojnë të mprehin aftësinë tuaj njohëse. Shumë aplikacione premtojnë të rrisin IQ tuaj përmes lojërave argëtuese dhe të thjeshta. Këto kompani sugjerojnë që duke luajtur lojëra të zhvilluara nga Si te behemi me te zgjuar?neuroshkencëtarët, ju do të korrni përfitimet e kërkimit të tyre.

Njerëzit pëlqejnë lojërat e trurit. Pavarësisht nëse funksionojnë apo jo, këto programe marrin shumë vëmendje. Uebfaqja Lumosity ofron një seri lojërash në tru të përdorura nga 50 milion trajnerë të trurit. Prandaj mos hezitoni t’i hidhni një sy dhe të gjeni ndonjë që ju përshtatet. Argëtim dhe zhvillim truri. Nuk mund të gjeni një kombinim më të mirë.

Mësoni t’i bini një instrumenti muzikor

Kur mendojmë ‘Si të bëhemi me të zgjuar?’ mendja nuk na shkon tek instrumentet muzikore. Mirëpo shkenca e dëshmon të kundërtën. Për të zgjeruar inteligjencën mësoni një instrumet muzikor. Kur i bini një instrumenti muzikor ju përdorni një zonë të madhe të trurit. Ju përdorni kapacitetet tuaja vizuale, dëgjimore dhe fizike. Të gjitha për njëherë.  Prandaj zgjedhni një instrumet që ju pëlqen më shumë dhe filloni gradualisht ushtrimet. Në ditët e sotme mund te merrni edhe mësime online. Duke ushtruar shpesh ju stimuloni zhvillimin e trurit tuaj plus krijoni një hobi të ri që ju bën edhe më atraktiv.