Si të bëheni produktiv brenda shtëpisë?

nga Argjenda Selmani

Nuk është e lehtë të jesh produktiv kur je i mbyllur në shtëpi. Sidomos kur vetizolimi po zgjatë me javë. Në rast se spontaniteti nuk po funksionon për ju dhe keni filluar të ndiheni dembel, ne do të ju ndihmojmë!

Besojmë se krejt çka ju duhet është një rutinë më strikte. Një plan të cilin do ta ndiqni. Kësisoj nuk do të mërziteni dhe të jeni më produktiv. Nëse sikur shumica prej nesh jeni duke punuar nga shtëpia këto ditë, atëherë ndiqni këto këshilla. Të thjeshta por efektive! Jemi të sigurtë se do të funksionojnë edhe tek ju!

home gym08:00 – Akivizoni trupin tuaj me ushtrime dhe ushqim

Para se të filloni të jeni produktiv në punë kujdesuni për trupin tuaj. Pa nisur orari i punës bëni të paktën disa zgjatje të muskujve. Joga, ose ushtrime të lehta. Cilendo që ju e preferoni.
E  rëndësishme është të lëvizni trupin. Kështu do të ndiheni më mirë. Mos harroni edhe të hani një mëngjes të pasur. Vakti më i rëndësishëm i ditës duhet të konsumohet gjithsesi të paktën një orë pasi që jeni zgjuar. Prandaj mos e filloni ditën pa këto dy gjëra.

 

09:00 – Filloni punën dhe mos harroni muzikën 

Përgatitni një playlist me këngët që ju mbajnë në disponim të mirë. Tek sa punoni ju duhet muzikë në sfond që t’ju ndihmojë të koncentroheni. Kjo varet nga tipi i punës por në përgjithësi muzika ndihmon. Kështu që kujdesuni që ajo të mos mungojë. Përpiquni nga dita në ditë ta ndërroni në mënyrë që të mos ju bëhet monotone.

work from home12:00 –  Dreka dhe pauza

Që punoni nga shtëpia nuk do të thotë se duhet të punoni pa pauzë. Mos harroni të shfrytëzoni pauzën tuaj të drekës. Ushqehuni dhe mbledhni energji për pjesën tjetër të ditës. Relaksohuni dhe bëhuni gati për pjesën e dytë të orarit që ju pret.

14:00 – Kontrolloni listën e gjërave që duhet të bëni

Në mesin e ditës shikoni edhe sa punë ju kanë mbetur pa bërë. Gjithmonë është mirë nëse jemi të vëmëndshëm se apo ecim sipas planit tonë.
Të pasurit një plan na bën gjithmonë më produktiv. Prandaj është më mirë që t’i përmbahemi atij deri në fund. Nëse në mes të ditës kontrollojmë se a po ecim mirë na ndihmon t’i plotësojmë ngecjet tona. Nëse kemi pasur të tilla. 

15:00 – Lëvizni sërish trupin tuaj 

Mos harroni të kujdesni për trupin tuaj. Puna ulur ju shkakton lodhje prandaj lëvizni trupin tuaj. Zgjohuni nga karrika. Bëni disa hapa. Ndoshta mund të bisedoni në telefon me ndonjë koleg derisa jeni duke lëvizur brenda shtëpisë kështu ndrroni pozicion dhe relaksoheni pak nga puna.

playing cards

16:00 – Një orë me punë të pandërprerë 

Përfundoni orarin tuaj me një orë punë të pandërprerë. Finalizoni gjithçka që ju duhet. Në fund kur ora të shënoi 17:00 sigurohuni se keni kontrolluar të gjitha emailet dhe jeni përgjigjur. Kësisoj ditën e neserme të punës do ta nisni më lehtë dhe do të jeni më të qetë.

18:00 darka dhe relaksi

Vaktin e fundit të ditës mos e hani më vonë se në orën 18:00! Kjo është koha kur duhet të jeni më të relaksuar. Pasi keni gatuar diçka pas punës ushqehuni dhe keni kohë të bisedoni me njerëzit që ju rrethojnë. Qoftë me ata që jetoni së bashku apo me miqtë dhe të dashurit tuaj përmes bisedave në telefon apo video-thirrjeve. Në mbrëmje është koha e filmave, leximit, lojërave apo shkurt argëtimit. E meritoni pas një dite të gjatë! Vetëm se kujdesuni të mos flini shumë vonë në mënyrë që edhe e nesërmja të jetë ditë produktive gjithashtu.