Si të dalloni një marrëdhënie të shëndetshme?

nga Flogerta Driza

Çfarë e bën një çift të duket se gëzon një marrëdhënie të shëndetshme? Njerëzit kërkojnë gjëra të ndryshme në një lidhje. Disa janë në të për dashuri, të tjerët për siguri. Personalisht, më pëlqen më shumë miqësia që ndërton me partnerin.

Këtu po ju sjellim gjashtë shenja që tregojnë se si duket një marrëdhënie e shëndetshme:

# 1. Jeni dy individë në një lidhje

marrëdhënie të shëndetshme

Foto: @heatherdeffense via Twenty20

Në mënyrë që të jeni në gjendje të dashuroni dhe të merrni dashuri, duhet së pari të doni veten. Të dashurosh veten so të thotë që të jesh i pavarur. Pra, dini se si ta gëzoni veten, të kujdeseni për veten, të eksploroni hobit dhe interesat tuaja, të kaloni kohë me rrethin tuaj shoqëror etj.

Kur jeni një individ në një lidhje, jeni i aftë të kujdeseni për veten, partnerin tuaj dhe madje edhe familjen tuaj. Sepse kështu vendosni standarde më të larta për veten dhe partnerin tuaj. Respekti është i pakufizuar. Ju frymëzoni njëri-tjetrin për të arritur më tepër.

# 2. Mbani gjallë marëdhënien intime në lidhje

intimitet

Foto: @yuferushka via Twenty20

Vetëm për shkak se një çift janë bashkë për më shumë se një vit apo më shumë, nuk do të thotë që kalorësia të ketë vdekur. Marrëdhëniet e shëndetshme shtojnë erëza romantike në jetën e tyre.

Duhet të ketë një ndryshim domethënës midis të jetuarit me partnerin tuaj në krahasim me të jetuarit me shokun e dhomës. Apo mënyra se si vallëzoni së bashku në dhomën e ndenjes ose i kalojnë netët tuaja me biseda të thella dashurie.

Një studim psikologjik i botuar shqyrtoi më shumë se njëqind të rritur dhe marrëdhëniet e tyre. Studimi sugjeroi që çiftet që përfshihen në gjeste romantike shpesh shoqërohen me vendimmarrje më të shëndetshme, kënaqësi më të madhe dhe më pak nivele ankthi ose depresioni.

# 3. Jen rehat me njëri – tjetrin … por jo shumë të rehat

rehati ne cift

Foto: @andrewjwille via Twenty20

Marrëdhëniet e shëndetshme e kuptojnë se ka vlerë për të eksploruar veten si çift. Shëtitjet e gjata romantike, darkat e qirinjve, takimet etj. Ka mënyra të panumërta për të kaluar kohën së bashku, që nuk përfshin Netflix.

Nuk quhet kot kohë cilësore, apo jo? Kur çiftet dalin nga zona e tyre e rehatisë, ata mësojnë dhe ndajnë një lidhje më të thellë. Në këtë mënyrë jani të përkushtuar të shijoni çdo ditë të jetës tuaj së bashku.

# 4. Komunikoni me dhembshuri me njëri – tjetrin

Çiftet në marrëdhënie të shëndetshme njohin rëndësinë e empatisë dhe dhembshurisë. Për shembull, nëse partneri ndihet shumë i lodhur për të bërë një filxhan kafe një ditë, tjetri përpiqet të ndihmojë.

marrëdhënie të shëndetshme

Foto: @ivanmarkin via Twenty20

Sipas psikologëve Dr. John Gottman dhe Dr. Julie Gottman, mirësia thuhet se është faktori kryesor për çdo martesë të lumtur. Koha më sfiduese për çdo çift për të shprehur dashamirësi është sigurisht gjatë një keqkuptimi. Marrëdhëniet e shëndetshme ZGJEDHIN të komunikojnë me dashamirësi edhe në kohëra të vështira.

# 5. Qeshni … shumë

Marrëdhëniet e shëndetshme mund t’i shikojnë argumentet dhe të argëtohen pa mbajtur mëri edhe pas zënkave të mëdha. Çiftet e lumtur nuk i marrin shumë seriozisht gabimet. Nëse nuk përfshihet tradhëtia, shumica e argumenteve mund të etiketohen si pa kuptim.

# 6. Veproni si një ekip

ekip

Foto: @tata.patnarin via Twenty20

Ashtu si miqtë më të mirë, një marrëdhënie e shëndetshme romantike shkëlqen nga mbështetja e pakufishme. Askush nuk guxon të flasë keq për ju përpara partnerit tuaj. Marrëdhëniet e shëndetshme krenohen kur tregojnë se partneri është përparësia e tyre numër 1.

Me pak fjalë jeni të përkushtuar ndaj njëri-tjetrit. Merrni kohë të dëgjoni dhe rriteni krah për krah si një ekip. Nuk ka vend për të dyshuar dhe ndjeheni të sigurt për njëri-tjetrin.

Pavarësia, romanca, besimi, mirësia në komunikim, respekti, dhembshuria, përkushtimi dhe mbështetja, të gjitha shërbejnë si elementë thelbësorë për një marrëdhënie të shëndetshme.

Marrëdhëniet e shëndetshme kërkojnë një përpjekje të vazhdueshme nga të dyja palët. Të qenit së bashku për një kohë nuk justifikon mungesën e romancës. Një çift në një lidhje të shëndetshme njeh rëndësinë e investimit të kohës dhe emocioneve të tyre për të mbajtur gjallë dashurinë e tyre.

Kliko këtu për ta shkarkuar aplikacionin tani ↓