Si të flasësh për ish-in tënd në takimin e parë?

nga Flogerta Driza

E vetmja gjë më e keqe se ish juaj është ish-i i personit me të cilin po takoheni. Këtë gjë e dinë të gjithë. Atëherë, çfarë duhet të bëjmë në takimin e parë?

Së pari nuk duhet të flisni për ish-in sikur flisni për një sëmundje. “Unë nuk mendoj se është një gjë e keqe,” thotë Susan Winter, eksperte e marrëdhënies dhe autorja e “Breakup Triage: Cure for Heartache“- “të pranosh se ke patur një ish që në takimin e parë. Është diçka e mirë fakti që partneri ka një histori të mëparshme dashurie.”

T’i tregosh personit që po takon, se ke një ish, tregon që je një njeri me përvoja njerëzore. Sigurisht, ka mënyra më të mira për të ndarë me personi që po takoni këtë informacion, dhe jo sapo takohesh të dalësh në temë. “Përshëndetje, si je? Meqë ra fjala, sapo u ndava me të dashurin tim.”

ishi

Foto: Freepik

Pavarësisht se si shkon takimi i parë, nëse ju pyesin, atëhere përgjigjuni. Një ose dy fjali që t’i jepni personit informacion të mjaftueshëm, por pa hyrë shumë në detaje. Edhe pse duket si e thjeshtë, ka disa raste kur gjërat dalin jashtë kontrollit:

Sapo keni dalë nga një marrëdhënie afatgjatë

Nëse sapo keni dalë nga një marrëdhënie afatgjatë, mund ta diskutoni këtë çështje para takimit të parë. Nëse nuk e diskutoni, atëhere nuk bëni mirë, sepse do jetë temë që do preket dhe takimi i parë mund të shkojë për dreq.
Prapëseprapë, duhet të keni kujdes me mënyrën se si shpreheni: «Gjithmonë tregoje përvojën tënde si diçka pozitive,» thotë Winter.
“Ka shumë rëndësi që të jeni trasparentë. Trasmetojeni historinë e asaj që ndodhi në një mënyrë të matur dhe racionale. Përgjigju pyetjeve, por mos tregoni shumë detaje. Trasparencë e matur i themi ne, ose kripa me karar.” 😉

Nëse nuk ndjeheni ende gati për një takim të radhës, atëhere shtyjeni takimin në një moment të dytë. Qartësoni së pari vorbullën tuaj emocionale e mos e shkarkoni tek individi që sapo njohët.

te varur nga ishi

Foto: Unsplash

Jeni ende të varur nga ish-i juaj

Fakti që ju po mendoni për ish-in tuaj nuk është diçka e lehtë për tu fshehur (njerëzit nuk janë aq budallenj sa mendojmë se janë).
“Nuk jemi perfekt. Shkojmë në takime sepse duam të gjejmë dikë të ri.”- thotë Winter. “Nëse e dashuroni ende ish-in tuaj, nuk ka për të funksionuar, kështu që duhet të ecni përpara.
“Nëse biseda zhvendoset dhe filloni të flisni për marrëdhënien dhe pse gjërat kanë përfunduar, gjithçka që duhet të thoni është: “Ka qënë vërtet e vështirë për mua, por fatmirësisht kam patur disa marrëdhënie të mrekullueshme në jetën time dhe jam e kënaqur sepse kam mësuar se si të jem partnere më e mirë. “

Jeni ende miq me ish-in

“Është e mrekullueshme që jeni miq me ish-in tuaj, por kjo mund të shkaktojë shqetësim të panevojshëm tek personi i ri që po hyn në jetën tuaj,” thotë Winter. Nëse ju këshillojmë ta shmangni bisedën, ose të tregoheni strategjik. Pyesni veten para se të hapeni me personin që po takoni në takimin e parë:

miq me ish

Foto: Freepik

“A do ta takoj përsëri këtë person? A është ky një informacion thelbësor për këtë marëdhënie të saponisur? A është absolutisht e nevojshme që ai të dijë se keni miqësi me ish-in tuaj?” Ndoshta jo – të paktën jo për tani. Por nëse gjërat bëhen më serioze, jini të sinqertë. Përndryshe, rrezikoni të krijoni një marëdhënie të re të ngritur mbi gënjeshtra.

… dhe disa gjëra të përgjithshme që nuk duhet të bëni:

  • Mos e thërrisni ish-in tuaj me emrin e tyre. Kjo, sipas Winter, është problrm sepse do t’ju bëj të ndiheni sikur ish-i juaj është prezent.
  • Mos u shpreh vullnetarisht se po kalon një periudhë të vështirë ndarjeje. Vetëm nëse të pyesin.
  • Mos u ndalni vetëm tek ajo temë. Thuajeni ckeni për të thënë dhe lëreni me aq.
  • Kini kujdes kur përfshini ish-in tuaj në tregimet tuaja. Nësë ju pyesin nëse keni qenë në Londër dhe keni qenë me ish-in tuaj, nuk keni nevojë të përmendni me kë keni shkuar – thjesht thoni, “Po, kam qënë në Londër para dy vjetësh. Qnëdrova një javë. Pra, shmangni hollësirat.”- thotë Winter.

Megjithëse, është e vështirë të flasësh për të kaluarën, prandaj më mirë heshtni. “Nuk keni pse ta flisni në të katra anët vështirësinë që po kaloni në lidhje apo ndarje, mjafton të flisni nëse ju kërkohet. Vetëm kaq. Madje, do t’u këshillonim të rezervoheni.” thotë Winter. “Nëse vërtetoni se e shkuara mbetet e shkuar, e keni bërë pjesën tuaj.”