Si të flirtoni me një femër online

nga Flogerta Driza

Nga të gjitha mënyrat për të flirtuar me një vajzë, flirtimi online është më sfiduesi. Por, si të flirtoni me një femër online? Fjalët mund të keqkuptohen, humori humbet efektin e vet dhe ndërveprimi mund të përfundojë në një fatkeqësi të vërtetë. Sidoqoftë, keni mundësinë për të pushtuar zemrën e një femre përmes internetit dhe ta ftoni atë për të dalë në një takim. Mjafton të përdorni mjetet e duhura dhe të krijoni një klimë pozitive. Nëse keni besim tek vetja, do arrini të tërhiqni vëmendjen e saj.
Para së gjithash, përpiquni ta bëni të ndihet e qetë. Shumë vajza ndihen të shqetësuara dhe të rrezikuara kur flirtojnë në internet, veçanërisht nëse nuk e njohin mashkullin me të cilin po bashkëbisedojnë. Ju ngelet juve të flirtoni online siç duhet.
Kur ajo ju shkruan, mos iu përgjigjni menjëherë. Mund të mendojë se jeni anksioz për të folur me të, dhe nëse prisni shumë do mendojë se nuk jeni të interesuar. Mundohuni të gjeni një rrugë të mesme. 
Përpiqu të njohësh karakterin e saj. Mos i kërkoni menjëherë të takoheni. Mund t’i jepni një përshtypje të gabuar duke e dekurajuar që ajo të bisedojë me ju. E mira do ishte që të bisedoni të paktën disa ditë përpara se të takoheni personalisht.

Mbajini gjallë bisedat tuaja duke bërë pyetje të hapura që kanë lidhje me të

  • “Me çfarë merresh?” “Cili është sezoni juaj i preferuar dhe pse?”
  • “A keni vëllezër dhe/ose motra? Sa?”
  • “Si e kalon kohën me familjen tënde?”
  • “Cila ishte pushimi juaj i preferuar dhe pse?”
  • “A ju pëlqejnë kafshët?”
  • “Si do ta përshkruanit shokun/shoqen tuaj më të mirë?”
  • “Cili është aplikacioni juaj i preferuar?”

Bëji komplimente diskrete duke i treguar se çfarë të pëlqen tek ajo.

  • “Sa më pëlqen sensi yt i humorit!”
  • “Ke qef të të dëgjosh të flasësh për udhëtimet. Duket që të pëlqejnë shumë!”
  • “Është një libër fantastik! Sa mirë e përmblodhe.”
  • “Paske shije shumë të mirë në muzikë”
  • “Duket që je e lidhur me familjen tënde. Më bëhet shumë qefi.”
  • “Është e admirueshme që të pëlqen vullnetarizmi. Bota ka nevojë për njerëz si ty!”
  • “I dua kafshët po aq sa i do ti, dhe për këtë më bëhet shumë qefi.”

Mos u ankoni. Përqendroi bisedat në njohuri të ndërsjella.

Thuaji sinqerisht dhe me edukatë atë që mendon duke lënë mënjanë argumentet e tepërta. Shmangini mosmarrëveshjet, në të kundërt rrezikoni të keqinterpretoheni.

  • Mos u ankoni për miqtë dhe familjen
  • Mos u ankoni për punën
  • Mos u ankoni për femrat e tjera që keni patur ose flirtuar
  • Mos diskutoni për politikën ose fenë.
  • E të tjera si këto. Me pak fjalë mos ecni në fushë të minuar.

Mos bëni pyetje shumë personale.

Mund të të japësh përshtypje sikur je i interesuar për arsyet e gabuara. Bëni më tepër biseda të thjeshta si për shembull “A të pëlqen të gatuash?” Këto janë disa pyetje që nuk duhet t’ia bëni sidomos kur sapo keni filluar të njiheni. 

  • “Sa para fiton me punën tënde?”
  • “Kur e ke patur marrëdhënien e fundit?”
  • “Sa të dashur keni patur?”
  • “A je martuar ndonjëherë?”
  • “Ku jeton?”

Është e vështirë të përcillni saktë një mesazh në internet, kështu që mos supozoni se partneri juaj i kupton plotësisht qëllimet tuaja. Mundohuni të shpreheni në një mënyrë të thjeshtë derisa ta njihni më mirë personin tjetër.

Jini të drejtpërdrejtë edhe kur përpiqeni të bëni shaka. 

Shkruani mirë nga ana gramatikore, që shenjat e pikësimit të japin emocionin që doni të përcillni. Për shembull, shkronjat kapitale mund të interpretohen si ulërima. Shmangni sarkazmën gjatë bisedës. Ka shumë të ngjarë që të keqkuptohet. Mos supozoni se bashkëbiseduesi juaj është i informuar për çdo temë që flisni. Mësoni cfarë interesash ka dhe gjeni gjëra të përbashkëta për të cilat të flisni.

Jini i durueshëm.

Nëse i kërkoni asaj të dalë në takim me ju dhe refuzon, mos u tregoni i pamatur. Jepi më shumë kohë nëse jeni të interesuar sinqerisht për të. Nëse nuk po nxitoni ta takoni dhe i lini kohën e nevojshme për ta vendosur, ju sigurojmë se do pranojë, madje madje mund të jetë ajo që t’ju kërkoj një takim. Nëse refuzon, vazhdoni bisedën përmes mesazheve me tekste ose thirrje. Mos i bëni presion! Në këtë mënyrë, ju do të keni një tjetër kanal komunikimi përmes të cilit do të jeni në gjendje të kuptoni shqetësimin e saj.  Bëjëni të kuptojë që ju jeni të gatshëm ta prisni duke treguar interes për të, jetën e saj dhe historitë që ajo të rrëfen.

Këshillë

Ji vetvetja. është e rëndësishme që bashkëbiseduesja juaj t’ju njohë me të vërtetë pa patur nevojë që të jetë një i tretë mes jush për tu njohur. Nëse vonon t’ju përgjigjet, tregohuni i duruar. Ajo ka jetën e saj sic keni ju tuajën. Nëse është e interesuar, do të përgjigjet sapo të ketë kohë. Pranoni nëse ajo ju thotë haptasi që nuk ju pëlqen. Në këtë mënyrë do keni mundësi të kërkoni një partnere më të përshtatshme.