Ja disa këshilla se si të ftoni një vajzë në një takim

nga Flogerta Driza

Para se t’ju themi se cila është mënyra më e mirë për të ftuar dikë në një takim, na lejoni t’ju themi se nuk ka vetëm një mënyrë fikse. Ok, na lejoni t’jua shpjegojmë!

Në të vërtetë, nuk ka asnjehërë një mënyrë fikse se si mund të ftosh dikë për të dalë, për të pirë një kafe etj., por ka udhëzime të cilat mund t’ju ndihmojnë. Disa nga këto udhëzime mund të bëjnë për ju e disa jo. Ky është një rrezik që duhet ta ndërmerrni vet. 

Për të ftuar dikë në një takim duhet stil

ftese per nje takim

Foto: Freepik

Aplikacionet e takimeve online, na kanë llastuar pak të themi të drejtën. Kjo do të thotë se ne investojmë në një marëdhënie. Mendojmë se këto aplikacione do e bëjnë më të lehtë njohjen e njerëzve të rinj, por nuk është gjithmonë kështu.

Sigurisht mund ta përdorni aplikacionin për të lehtësuar njohjen me njerëz, megjithatë do t’ju duhet të bëni pjesën tjetër të punës. Duhet stil për këtë punë djema, nuk është aq e lehtë.

Çfarë ndodh kur ftoni dikë në një takim?

Nëse sapo jeni takuar – shpenzoni më shumë kohë duke e vëzhguar dhe dëgjuar personin që pëlqeni. Duhet të merrni një vendim, dhe të angazhoheni seriozisht.
Madje pjesën më të madhe të kohës duke menduar nëse ia vlen të jeni më këtë person apo jo?Në këtë moment do keni nevojë për vetbesimin tuaj. Duhet t’i tregoni personit që pëlqeni që edhe ju jeni si ata, të ndjeshëm por që po merrni guximin për ta ftuar.

pas nje takim

Foto: Freepik

Për shembull, në një aplikacion online mund të shikoni 12 vajza në një natë, por në jetën e vërtetë kjo gjë është paksa e vështirë.

Qasja e drejtpërdrejtë

Nuk ekziston diçka e tillë si qasja indirekte. E megjithatë, ka shumë meshkuj (dhe femra) të fiksuar me këtë term. Atëhere, nuk mund ta mashtroni dikë për të dalë në një takim me të. . Nëse doni të dilni në një takim me dikë mos thoni vetëm: “Hej, a dalim në një takim këto ditë?” 
Afrohuni ndryshe duke qënë më i drejtpërdrejtë. Madje, caktojeni ditën menjëherë: “Hej, a dalim për një kafe këtë të premte?” Nëse ajo mendohet, keni një shans të mirë. Ama, nëse ajo thotë që është shumë e zënë ndoshta nuk do të takohet fare me ju.

Flirtimi një arsye për tu afruar

Ok, ok ndoshta e ekzagjeruam pak. Tani një person mund të jetë i ndrojtur, dhe qasja e drejtpërdrejtë u ngjall krrupën. Si thoni sikur të zgjidhni një mënyrë më interesante? Flirtin?

flirtimi

Foto: Freepik

Të gjithë flirtojnë, kjo as që diskutohet. Flirtoni duke bërë shaka, duke qeshur, e ndonjëherë guxoni edhe ta prekni në dorë ose tek shpatullat. Kur flirtoni me dike mësoni më shumë rreth tyre. Flirtimi është mënyra më e lezetshme  për të arritur deri tek një takim. 

Qasja e heshtur

Kjo është një nga qasjet më interesante. Disa njerëz thjesht e kuptojnë se kur është momenti apo se janë të bërë për njëri-tjetrin.
Ecin drejt jush dhe dorëzojnë numrin e tyre të telefonit. Buzëqeshin dhe ju shohin drejt e në sy deri sa dalin nga dera.
Kjo lloj vendosmërie mund t’ju kap në befasi, por ju pëlqen pa masë, ndaj pranoni. Bisedoni për pak dhe nga aty lindin marëdhëniet më fantastike.

Këto ishin disa nga sugjerimet që kishim për ju. Megjithatë, ne mendojmë se duhet të merrni parasysh diçka: “Gjithmonë zgjidhni atë mënyrë që përshtatet me ju.” Na ngelet veçse t’ju urojmë fat në takimin tuaj të radhës!