Si të gjeni punë nga distanca dhe të shmangni mashtrimet?

nga Flogerta Driza

Pandemiaka patur një ndikim të madh në fuqinë punëtore, por më shumë se kurrë më parë, kompanitë po ofrojnë punë nga distanca. Qindra kompani postojnë punë të reja që mund të kryhen në distancë çdo ditë. Sot do përpiqemi t’i përgjigjemi pyetjes së mësipërme sa më mirë që të mundemi.

Punët më të kërkuara

pune nga distanca

Është vënë re një rritje prej 12% në listat e vendeve të punës nga gushti deri në muajin shkurt të vitit 2021. Konkretisht, këto kategori pune kanë parë një rritje prej më shumë se 50% në kërkesën e tregut të punës që nga 1 Marsi i 2020-ës:

  • Kompjuter / IT
  • Shërbimi ndaj Klientit
  • Kontabiliteti & Financa
  • Menaxhim Projekti
  • Marketing
  • Shitjet
  • Hipotekë & Pasuri të Patundshme

Shumë industri u goditën rëndë gjatë pandemisë dhe pësuan humbje të mëdha. Industri si shitja me pakicë, udhëtimi / mikpritja dhe planifikimi i ngjarjeve, u gjendën përball një sfide të madhe këtë vit. 

Si të gjeni punë nga distanca më lehtë?

punoni

Pandemia ka ndikuar në tregun e punës në mënyra të panumërta. Miliona njerëz janë të papunë dhe shumë punë që më parë kryeshin në kontakt të drjetpërdrejtë nuk janë më të sigurta. Pozicionet e punëve në distancë ofrojnë një litar shpëtimi, duke i lejuar njerëzit të fitojnë të ardhura ndërsa praktikojnë në mënyrë të sigurt distancimin social. 

– Nëse do t’u jepet mundësia e zgjedhjes, 65% e punëtorëve preferojnë të punojnë në distancë edhe pas mbarimit të pandemisë.
– Aktualisht 95% e njerëzve që punojnë në distancë thonë se produktiviteti i tyre ka qenë më i lartë ose i njëjtë me atë që kanë patur kur punonin në një zyrë.

Ndërsa kërkoni për punë në distancë, mbani mend disa këshilla, kështu që të mos bini pre e mashtrimeve. Po, po e lexuat mirë, ndërsa kërkesa për punë nga distanca shtohet, shtohen po ashtu edhe mashtrimet online.

Ja si t’i mhmangni mashtrimet

scam

Praktikat e punësimit gjatë pandemisë dhe shumica e intervistave po ndodhin tërësisht në internet – gjë që mund ta bëjë më të vështirë për të kuptuar ligjshmërinë e kompanisë ku po punësoheni. Sidoqoftë, ka disa shenja të dukshme që tregon se një punë është një mashtrim:

– Kërkojnë informacione të tuajat personale para se të keni një ofertë pune
– Ju duhet të paguani për shpenzimet e punës përpara se ta kryeni atë
– Si dhe, ofrojnë shumë para për shumë pak punë në një kohë relativisht të shkurtër (sigurisht nuk e mbajnë fjalën).

Përfundimi: Besojini intuitës tuaj nëse mendoni se është një mashtrim vendi i punës që ju ofrohet. Gjithmonë verifikoni dhe mos hezitoni të provoni përsëri.

dua Marketplace banner