Si të jeni më e sigurt kur të takoni dikë që keni njohur në internet?

nga Flogerta Driza

Keni filluar një lidhje me dikë që keni takuar në internet dhe po mendoni se është koha që ta takoni ballë për ballë? Nëse po, egzistojnë disa masa paraprake që duhet të ndërmerni që të jeni sa më të sigurtë.

takim me shoqerinTakimet online janë shtuar së tepërmi kohët e fundit. Kjo falë aplikacioneve online dedikuar kësaj çështjeje.
Mirëpo, aplikacionet nuk mund të garantojnë sigurinë tuaj.
Jeni ju ai që duhet të tregoheni të matur dhe të mbroni veten. 

Pavarësisht mirëbesimit që mund të keni ndaj personit që keni folur për kaq kohë, nuk mund të jeni kurrë 100% i sigurt.
Për këtë arsye, ne do t’ju listojmë tre këshilla për të qënë më të sigurt në takimin e parë.

Sillni një mikeshë ose mikun tuaj

Merni një mikeshë apo një mik me vete kur takoni për herë të parë dikë që e keni njohur në internet. Ju nuk keni si të jeni e sigurt plotësisht për identitetin e vërtetë të atij personi. Nëse personi që do të takoni nuk i pëlqen që ju po sillni një mik në takimin e parë, atëherë është më mirë të mos e takoni fare.

Siguroni transportin për vetveten

Mos pranoni që personi që sapo takuat t’ju shoqërojë me makinën e tij në shtëpi.  Siguroni transportin tuaj deri tek vendi se ku do takoheni. Kjo do bëj që mos të jeni plotësisht vetëm me dikë që do takoheni për herë të parë. Nga ana tjetër do të keni transportin tuaj për në shtëpi kurdo që dëshironi.

Mos u takoni në një vend të izoluar

takimMos pranoni që të takoheni në një vend të izoluar apo të vetmuar.  Planifikoni që të takoheni në ndonjë qendër tregtare, një restorant me shumë njerëz ose ndonjë vend tjetër publik.

Asnjëherë mos pranoni të takoheni në ndonjë shtëpi private ose vend tjetër të izoluar. Nuk është kurrë një ide e mirë.
Jo vetëm për shkaqe të sigurisë por edhe për shumë arsye të tjera siç është rehatia personale.
Në vende më të populluara e me pak muzikë edhe biseda do të ju rrjedhë më lehtë e më mirë.

Mos pini alkool

Kur të takoheni me dikë që e keni njohur në internet për herë të parë shmangni konsumimin e alkoolit.  Kjo sepse alkooli ju dobëson aftësinë tuaj të gjykimit. Prisni derisa ta njihni më shumë dhe t’i besoni personit mirë para se t’ia lejoni vetes të argëtoheni në një takim. Nëse jeni gati që të takoni dashurinë tuaj online, bëjeni.  Vetëm merrni parasysh këto këshilla dhe besoni instinktin tuaj që të jeni sa më e sigurtë.