Si të joshësh një femër?

nga Argjenda Selmani

Përgjigjen e pyetjes ‘Si të joshësh një femër?’ duan ta dinë të gjithë meshkujt. Fatkeqësisht disa teknika që i dini tashmë jo gjithmonë funksionojnë. Joshja e një femre mund të ndikohet nga shumë faktorë dhe rrethana.

Megjithatë ka disa metoda që në përgjithësi funksionojnë dhe nuk ju lënë në baltë. Mos harroni të tregoheni shumë të kujdesshëm. Mos u impononi dhe mos insistoni kur vajza nuk duket e interesuar në ju. Përpiquni të tregoheni gjithmonë zotëri dhe djalë i mbarë. Sa për ta joshur, këtë mund ta bëni në disa mënyra..

Komunikoni më të

teknika se si te joshesh nje femerE para dhe më e rëndësishmja. Si të joshësh një femër? Thjesht komunikoni me të. Natyrisht vetëm buzëqeshja ose gjuha e trupit ndonjëherë janë shenja. Mirëpo shumë i nevojshëm është edhe komunikim. Duke u prezantuar me të, duke biseduar me të ju mund ta joshni. Tregohuni mendjehapur dhe jepni shenja se jeni shumë të interesuar ta dëgjoni atë.

Shikojeni në sy

E pasi që të jeni duke komunikuar në sy e duke dal me njëri-tjetrin, atëherë kushtoni vëmendje detajeve. Kjo është një nga përgjigjet e pyetjes si të joshësh një femër? Shikimi në sy është shumë i rëndësishëm. Shikojeni në sy për kohë të gjatë. Madje humbisni krejtësisht në bukurinë e saj. Kjo definitivisht se do ta joshë atë. Tek e fundit vëmendja që dikush na jep në shumicën e rasteve na pëlqen edhe meshkujve edhe femrave.

Bëjeni të qesh

metoda se si te joshesh nje femerNë përgjithësi, vajzat i pëlqejnë djemtë që i bëjnë të qeshin. Prandaj përpiquni ta kuptoni sensin e saj te humorit dhe bëjeni të qesh sa më shumë. Tek e fundit, të gjithve na pëlqen të jemi në shoqërinë e njerëzve që janë shumë argëtues. Që na bëjnë të ndihemi mirë dhe t’i harrojmë problemet. Prandaj sa më argëtues të jeni si tip aq më të mëdha i keni gjasat për ta joshur një femër. Nëse qesh përderisa është me ju mos u brengosni sepse jeni në rrugën e duhur.

Përqafojeni

Tek e fundit gjithçka nis nga përqafimet, apo jo? Lexoni situatat dhe përqafojeni kur mendoni se ka ardhur momenti. Një pëqafim mund t’i hap derën pastaj çdo veprimi tjetër. Mjafton një përqafim për ta konfirmuar se a është edhe ajo e joshur prej jush dhe e interesuar të shkojë më tej. Asnjëherë mos insistoni nëse nuk e merrni të njëjtën enërgji në këmbim. Tregoni gjithmonë respekt maksimal.

dua Marketplace banner