Si të kemi sukses në takime online?

nga Argjenda Selmani

Secili kemi dëgjuar për takime online. Disa prej nesh tashmë prej vitesh janë kyçur në këtë botë dhe e kanë provuar, të tjerët mund të jenë ende skeptikë. Megjithatë njohjet online janë të pashmangshme në ditët e sotëm.

Madje janë mënyra më e mirë për të gjetur një partner/e për vete. Për të gjetur shpirtin binjakë! Mirëpo si të kemi sukses në takime online? Ja disa këshilla që do t’ju ndihmojnë!

Regjistrohuni në një aplikacion për takime online!

Jo gjithmonë rrjetet sociale duhet të shihen si mundësi për të njohur dikë për qëllime romantike. Për këtë arsye, ju duhet të drejtoheni kah platformat dhe aplikacionet që janë të dedikuara për këtë gjë. Prandaj, shkarkojeni aplikacionin dua.com.

Aty gjeni rreth 300.000 shqiptarë të tjerë, që njësoj si ju, po e kërkojnë dashurinë e jetës dhe duan të njihen me dikë online.Në një platformë si dua.com, ku patjetër se do të gjeni atë që po kërkoni.

Krijoni një profil që ju përfaqëson juve

Kur të regjistroheni në dua.com, apo në çfarëdo platforme për takime, kujdesuni që të krijoni një profil të kompletuar. Vendosni fotografitë më të bukura që keni. Përshkruajeni vetën ashtu siç jeni dhe ashtu siç dëshironi t’ju njohin të tjerët. Verifikoni me fotografi profilin tuaj. Përdoreni hapësirën e Bio për të treguar më shumë për vete. Kur të keni kompletuar profilin tuaj, jeni gati të lundroni në botën e magjishme të takimeve online. Ne ju urojmë sukses!


Analizoni profilet e të tjerëve

Aventura për ty tashmë ka filluar! Qindra profile djemësh apo vajzash të shfaqen përpara. Mirëpo, për të pasur sukses mos u fokusoni në kuantitet, por kualitet. Këshilla jonë është që të pëlqeni vetëm ato profile që vërtetë ju pëlqejnë. Të filloni biseda me ata persona që ju tërheqin vëmendje apo ju japin përshtpje që keni interesa të përbashkta. Mos humbisni kohë me persona që nuk janë në pritshmërit tuaja. Ruajeni energjinë tuaj për persona që ju pëlqejnë në të vërtetë.

Fokusohuni në biseda


Edhe gjatë bisedave online ju mund ta njihni mirë një person, nëse fokusohuni. Madje njohja online mund t’ju kursej kohë sepse aty kuptoni deri diku se e përshtateni me personin në fjalë apo jo. Kësisoj, nëse mendoni se ja vlen, ju vazhdoni bisedën. Nëse jo, nuk humbisni kohën tuaj. Njiheni më mirë personin të cilin jeni përputhur duke folur për profesionet, hobit, ëndrrat dhe planet për të ardhmën. Kësisoj jeni gati për hapin tjetër!


Përgatituni për takiminsy më sy

Takimi sy me sy e dërgon njohen tuaj në tjetër nivel. Një moment i tillë duhet të vijë kur të dyja palët të jeni të gatshëm. 

– Cila është gjëja më interesante për ty?
– A beson në shanse të dyta?
– Me çfarë lloj kafshe identifikohesh më shumë?
– A do të pëlqente të ishe i/e famshme?
– A të pëlqejnë tubimet familjare?
– Cila është receta jote e preferuar për ta gatuar?
-Me cilin person të famshëm do të doje të kaloje ditën? etj.

Pyetje interesante si kjo sjellin përgjigje interesante dhe biseda do të zhillohet në drejtimin e duhur!



Çka po pret? Instaloje aplikacionin dua.com menjëherë! Kliko këtu!