Ja si të veproni që të keni një takim të parë pa stres

nga Flogerta Driza

Jeni në një takim të parë me dikë dhe është mëse normale të ndiheni nervoze. Ju dhe përsoni me të cilin keni folur në aplikacionin e takimeve online, keni vendosur të takoheni më në fund.

Ndjeheni e stresuar, ama ka disa menyra se si mos t’ju shkoj për dreq takimi i parë. Ne po j’ua listojmë më poshte se si të keni një takim të parë pa stres.

Mos krijoni pritshmëri të jorealiste

takim te pare ne aplikacion

Foto: Freepik

“Takimi i parë është një mundësi për të takuar dikë të ri dhe për të përqafuar të panjohurën.” – kështu shprehet Moniça O’Neal, Ph.D., psikologe dhe eksperte e marrëdhënieve. Nëse krijoni pritshmëri se si do të jetë marrëdhënia në të ardhmen – pavarësisht nëse është diçka serioze apo jo – do të zhgënjeheni. Ndaj, jini mendjehapur dhe ecni me rrjedhën.

Kushtojini vëmendje përparësive tuaja

Ndonjëherë takimet e para duken si intervista pune, dhe është më e normale të duash të lësh përshtypje të mirë. Ama nuk jeni vetëm ju që ndjeheni në këtë mënyrë. “Njerëzit harrojnë se takimi nuk është vetëm për personin tjetër që të kuptoj nëse ju pëlqen apo jo. Një takim ka të bëj më shumë me faktin nëse do doni ta takoni përsëri këtë person.” – thotë O’Neil. 
Bisedoni mbi interesat e përbashkëta si dhe vëzhgoni nëse keni mendime të ndryshme. Jini të sinqertë dhe flisni për përparësitë tuaja, por dëgjoni edhe ato të personit tjetër.

Kushtojini më pak rëndësi pamjes

takim të parë

Foto: Freepik

Mos e teproni! Nuk ka nevojë të kaloni në ekstrem për të tërhequr vëmendjen në takim të parë. Përkundrazi, vishuni me diçka që ndiheni rehat dhe përqëndrohuni tek biseda. Ajo që dëshironi është që personi tjetër të pëlqejë karakterin tuaj apo jo?
E dimë se pamja luan rol thelbësor, por mos harroni se do flisni gjatë mbrëmjes, nuk do të rrini si statujë.

Jepini kurajo vetes

Ka shumë mënyra për të inkurajuar veten para një takimi. “Nëse jeni një person që keni ankth social, përpiquni të përqëndroheni dhe të inkurajoni veten,” thotë Caitlin. “Kujtoji vetes se je e dëshirueshme dhe ec me vetëbesim.” Shpesh këshillohen disa ushtrime psikologjike që mund t’ju ndihmojnë të keni më tepër vetbesim, por do t’jua përfshijmë në një artikull tjetër. 

Flisni së pari në telefon

flisni ne telefon

Foto: Freepik

E di se duket jashtë mode, por nëse ende nuk jeni takuar ballë përballë, e mira do të ishte që së pari të bisedonit në telefon.
“Mendoj se duhet të flisni gjithmonë në telefon,” thotë O’Neal. “Kjo ju jep një ndjesi më afër realitetit përpara se të takoheni. Jo vetëm që ju kursen kohë dhe energji, por krijoni një tjetër lidhje kur flisni për herë të parë. Zëri është po aq tërheqës sa pamja. Do ndiheni më mirë nëse kuptoni se partneri ka edhe një zë të bukur përveç humorit në mesazhe.”

Planifikoni se çfarë do të bëni në takim

Krijoni një rutinë, planifikoni se ku do shkoni, madje do t’ju këshilloja që të planifikoni edhe se çfarë do të hani. Në këtë mënyrë nuk humbisni kohë me gjëra të kota, por përqëndroheni tek njohja e njëri-tjetrit.

Nuk ka problem nëse pini

pini ne takim të parë

Foto: Freepik

Padyshim që nuk është bën dëm të keni pak guxim me pijen. Dihet se alkoli të sjell në qef. Sigurisht, ne nuk po ju themi ta teproni, por ama do t’ju ngroh pak. Nëse nuk jeni pro pijeve atëhere zgjidhni aktivitet në natyrë dhe jo klub nate për një takim të parë. 
Mos u shqetësoni se do të shpenzoni para, shkoni i përgatitur se do të bëni qef dhe se do të takoni dikë interesant. Kjo do t’jua dyfishojë kënaqësinë e takimit të parë.

Flisni sërish pas takimit të parë

Shumica zgjedhin të heshtin pas takimit të parë, mirëpo kjo është një minus i madh në marëdhënien e saponisur. Mërrni parasysh investimin në kohë, para, emocione dhe nerva që bënë të dyja palët. Provoni të dërgoni një mesazh të thjeshtë.
Ky mesazh i vetëm do t’ju lejojë të deshifroni se si ndihet personi tjetër dhe të eliminoni dyshimet tuaja ndërsa prisni që ajo t’ju shkruaj e para. Shprehja e mirënjohjes do t’ju afroj të dyve dhe ndoshta bëhuni gati për takimin e dytë. 😉