Si të kthehem me ish-të dashurin? 

nga Argjenda Selmani

Ah, fuqia e dashurive të vjetra! Nëse pyetja “Si të kthehem me ish-të dashurin?” po ju sillet në kokë, ne ju kuptojmë. Të paktën deri diku. Kur ndarjet ndodhin ka gjithmonë tendenca për tu kthyer më ish-të dashurin apo të dashurën.

Të jemi të sinqertë, ndonjëherë kjo nuk është ideja më e mirë në botë. Nëse ka ardhur deri te ndarja ka pasur një arsye të fortë, apo jo? Megjithatë ju takon juve të vendosni. Para se të ktheheni me ish-të dashurin sigurohuni që e doni këtë gjë me të vërtetë dhe nuk po e bëni vetëm nga të qenit i vetmuar.Më pas janë disa hapa që duhet të ndiqni..

Merreni shtruar

Patjetër se ju ka marr malli për takimet, darkat e fundjavat me ish-të dashurin tuaj. Jeni në një fazë kur keni harruar ditët Si te kthehem me ish-te dashurin?më zënka e grindje. Doni të ktheheni. Doni të vazhdoni të publikoni fotografi të lezetshme së bashku në rrjetet sociale. Ju mungon ndoshta edhe rrethi i tij. Mirëpo merreni shtruar. Mendoni me gjak të ftohtë se a do të funksionojnë vërtetë gjërat kësaj here? Pyesin vetën “A do të jem e lumtur nëse kthehem me ish-të dashurin?”. Ama bëhuni realiste.

Flisni me njëri-tjetrin dhe tregoni se çfarë doni

Nëse e keni ndarë mendjen dhe doni të ktheheni me ish-të dashurin atëherë kontaktojeni. Takohuni dhe flisni me të. Gjeni mënyrën tuaj, ose thuajani drejtpërdrejt ose gradualisht pas disa takimesh duke nënkuptuar. Mirëpo mos harroni, për ju ky është një shanc i artë për të vendosur të gjitha letrat në tavolinë. Të dy flisni hapur dhe tregoni çfarë ndjeni, çfarë doni nga kjo lidhje dhe çka prisni nga njëri-tjetri. Nëse më parë diçka madhore ka munguar mes siç duhet.

Trajtojeni rikthimin si kapitull të ri në një libër të vjetër

Kthimi bashkë padyshim se është një kapitull i ri. Kur ktheheni së bashku me ish-të dashurin ndajeni imagjinatën nga realiteti. Mos ngatrroni të kaluarën me të tashmën. Mos u habisni nëse shihni se ky person ka ndërruar sado pak. Kjo varet Si te kthehem me ish-te dashurin (3)sa kohë ka kaluar nga ndarja, mirëpo njerëzit ndonjëherë ndryshon. Ju në fakt nuk keni opsion më të shëndosh se sa t’i besoni. T’i besoni atij dhe lidhjes tuaj. Flisni sa më shumë me njëri-tjetrin dhe bëhuni gati ta falni njëri-tjetrin sërish nëse ka nevojë.

Flisni për gjërat që keni bërë sa ishit të ndarë si dhe për të ardhmën

Pas ribashkimit është gjithmonë e shëndetshme të flitet për gjërat që kanë ndodhur sa ishit ndarë. Tregoni partnerit eksperiencat dhe përjetimet që keni pasur gjatë asaj periudhe dhe kërkoni të njëjtën edhe prej tij. Kësisoj ju nuk do të hasni në ndonjë befasi të papritur në të ardhmen.  Pas kësaj flisni edhe për ëndrrat dhe planet e së ardhmës. Gjeni gjuhën e përbashkët dhe motivin për këtë lidhje të nisur sërish.  Për fund një këshillë: Mos prisni mrekulli. Mos harroni se sado që të dy mund të keni ndryshuar, në fund të fundit në esencë jeni personat e njëjtë. Me të mirat dhe të metat tuaja. Prandaj para se të pyesni vetën “Si të kthehem me ish-të dashurin?” pyeisn vetën “A e dua me të vertetë këtë gjë?”.

Kliko këtu për ta shkarkuar aplikacionin tani ↓