Si të kujdeseni për marrëdhënien tuaj gjatë vetizolimit?

nga Flogerta Driza

Duhet të kujdeseni për veten dhe partnerin, sepse tashmë jemi të gjithë pjesë e një realiteti që nuk na pëlqen. Koronavirus është bërë pjesë e jetës tonë tashmë dhe nuk dihet sa do të zgjasë. 

E ndërkohë që mjekët luftojnë për të shpëtuar jetën e shumë njerëzve, virusi ka çorientuar shumë aspekte sociale të jetës sonë. Një prej tyre është edhe marrëdhënia në çift.

Pasi Kina më në fund shpalli se kaloi krizën e pandemisë së koronavirusit, u vëren disa ndryshime thelbësore në shoqëri. Numri i çifteve të divorcuar u trefishua në një peridhë shumë të shkurtër. Nisur nga kjo po ju sjellim disa sugjerime sesi të përballoni 24 orë me partnerët tuaj pa përfunduar në kacafytje. 

te kujdeseni per partnerin

Foto: Cottonbro / Pexels

Jini të vetëdijshëm për sfidat

Duhet të kuptoni se është një kohë veçanërisht e vështirë dhe ka të ngjarë që të mërziteni herë pas here me partnerin tuaj. Kjo do t’ju ndihmojë të menaxhoni në mënyrë më efektive këtë periudhë. 

Mendoni se si doni që gjërat të jenë me partnerin tuaj kur kjo periudhë të mbarojë? Pranoni që ndonjëherë do të jeni të nervozuar dhe nuk do të mendoni qartë. Toleranca është çelësi, dhe durimi mbi të gjitha.

Imagjinoni sikur jeni pushime

Vetë-izolimi mund t’ju bëj të ndiheni sikur jeni në kurth, ndaj përpiquni të ndryshoni këndvështrimin. Nëse do të ishit në një pushim dy-javor, do të kalonit shumë kohë së bashku. Përveç kësaj përdoreni këtë rast si një mundësi për t’u lidhur, të kujdeseni, të qeshni së bashku dhe të shijoni shoqërinë e njëri-tjetrit.

Merrni kohë për veten tuaj

te kujdeseni per partnerin

Foto: freepik

Të gjithë na duhet vetëm kohë për tu “rregulluar emocionalisht” – kjo na ndihmon të qetësohemi dhe të mendojmë në mënyrë racionale. Sigurisht, ndiqni këshillat e distancimit social dhe të qëndrimit në shtëpi. Nëse mundeni, provoni të bëni shëtitje vetëm, pa hyrë në kontakt me njerëzit e tjerë.

Adresoni konfliktet

Jini të kujdesshëm! Meqë po kaloni kaq shumë kohë së bashku pse të mos e përdorni si një mundësi për të diskutuar çdo çështje që keni lënë përgjysëm. Madje, mund të merrni kohë për të diskutuar mosmarrëveshjet tuaja dhe të dilni më të fortë. Flisni me qetësi dhe në mënyrë racionale dhe filloni fjalitë me “Unë ndjehem”. Bëni pyetje dhe dëgjoni me kujdes. 

Bisedoni më pak rreth virusit

Lajmet mund të duken gjithëpërfshirëse për momentin, por përpiquni të mos e lejoni këtë filtër në marrëdhënien tuaj. Planifikoni ditën tuaj që jo gjithçka të rrethohet tek kjo temë sepse do ndiheni të mbingarkuar. Mos harroni gjithashtu të kujdeseni për partnerin nëse ka nevojë për siguri. Përpiquni ta merrni ngarkesën emocionale me racione.

Jini intim me njëri-tjetrin

Foto: Pexel

Nëse asnjëri prej jush nuk po përjeton simptoma, prekja fizike duke filluar nga mbajtja e duarve e deri tek seksi mund të forcojë lidhjen dhe gjendjen tuaj shpirtërore. Kontakti fizik çliron oksitacin dhe ju bën të ndiheni të lumtur. Përdoreni këtë kohë së bashku për tu dashur e për tu përkëdhelur më shumë.

Shprehni mirënjohje

Edhe nëse ndiheni sikur partneri juaj po ju vë me shpatulla pas murit, mos harroni të ndiheni mirënjohës për çdo veprim të vogël mirësjelljeje. Nëse partneri juaj bashkëpunon dhe ju ndihmon në detyrat e shtëpisë. Pastron, lan, gatuan, del derdh mbeturinat dhe bën pazar duke ndryshuar radhën me ju, atëhere pse të mos e vlerësoni. Jini mirënjohës që jeni bashkë dhe të shëndetshëm. Kjo është mënyra më e mirë se si të kujdeseni për njëri-tjetrin.

Qëndroni të qetë dhe tregohuni të mirë

Kjo është një këshillë që vlen për trajtimin e koronavirusit në përgjithësi, por është veçanërisht thelbësore kur merresh me partnerin tënd. Mirësia shpesh harrohet në një marrëdhënie, pasi të qenit kaq i afërt dhe i lidhur me dikë ju bën më pak tolerantë. Por nëse qëndroni të qetë dhe jeni të sjellshëm, mund të dilni më të fortë nga kjo kjo stuhi.