Si të mbijetoni në një mjedis toksik pune?

nga Flogerta Driza

Nga atmosferat toksike maskiliste (ku meshkujt mbështesin vetëm njëri-tjetrin) deri tek vendet e punës tepër konkurruese dhe plot intriga, një mjedis toksik pune mund të ketë efekte serioze në mirëqenien tuaj.

Robert Sutton, profesori i menaxhimit në Universitetin Stanford, si dhe autori i “The No Asshole Rule“, e përjetoi këtë personalisht ndërsa hulumtoi librin e tij të ri, “The Asshole Survival Guide“.

“Nëse e gjeni veten në një nga këto situata ekstreme – të përcaktuara si mobbing (turma) – në të cilat “problematikët” e një pune të gjendur kudo, ka të ngjarë që të mos bëni dot asgjë për momentin,” u shpreh ai në Business Insider.
Sipas tij, njerëzit që akoma qëndrojnë në të njëjtin mjedis pune me këta lloj njerëzish i bëjnë dëm vetes së tyre. “Personat me të cilët kam biseduar, që vijnë nga ky lloj ambienti, duhet të luftojnë për të mbijetuar”, thotë ai.
Këtu janë disa këshilla të Sutton se si të mbijetoni në një mjedis toksik pune:

Përgatituni të mbroni veten

Në një zyrë ideale, nuk duhet ta mendoni çdo ditë si një betejë të mundshme që mund të shpërthejë nga momenti në moment. Sidoqoftë, në një ambient toksik, me siguri do t’ju duhet të merrni masa më drastike për të mbrojtur interesat tuaja. “Në një mjedis të dëmshëm pune, ku të gjithë trajtojnë mizorisht njëri-tjetrin, ke dy mundësi: ose të fshihesh në një qoshe, ose të shkosh në luftë”, thotë Sutton. Mos bëni kompromis me parimet tuaja dhe mos u bëni po aq i vrazhdë sa kolegët tuaj. Sipas Sutton, do të bëni mirë të përgatiteni për të luftuar.

Shmangni grindjet sa më shumë që të jetë e mundur

Tjetër gjë është të përgatitesh për luftë dhe një tjetër është ta kërkosh luften vet. Sutton thotë se më e mira do të ishte shmangja e grindjeve nëse mundni. “Piketoni cilët njerëz janë më të vështirët për t’u trajtuar dhe nëse janë në qarkullim, shmangni bisedat e drejtpërdrejta me ta” thotë ai. Disa punonjës të intervistuar nga Sutton kishin zhvilluar një “sistem paralajmërimi” për të përballuar karakterin e eprorëve të tyre. Para se të shkonin në punë, telefononin sekretaren e shefit për të pyetur paraprakisht për gjendjen e tij shpirtërore. Nëse ai ishte në humor të keq, thjesht e shmangnin.

 Mundohuni të bëni miq

Mund të duket e vështirë të bëni miq në punë kur të gjithë kolegët tuaj ju duken të tmerrshëm. Por të kesh aleatë në një situatë të vështirë mund t’ju ndihmojë vërtet për të përmirësuar  gjëndjen.
“Ndonjëherë njerëzit bashkohen me forcat për të mbrojtur njëri-tjetrin,” thotë Sutton. Në thelb i jepni të tjerëve një shans.

 Mundohuni të mos bëheni mish për top

Në fund të fundit, – thotë Sutton –  zakonisht nëse punoni në një zyrë me të vërtetë të keqe, është më mirë të planifikoni një strategji shpëtimi. Përndryshe rrezikoni të bëheni mish për top. Sutton thotë: “Një nga paralajmërimet që unë u jap studentëve të mi të Stanford, nëse ata bëjnë një intervistë në një vend ku ka një grup njerëzish të pakëndshëm ose të paaftë, është, “Shikoni njerëzit me të cilët punoni. Ka të ngjarë që të bëheni si ata. Nuk do të jeni në gjendje t’i ndryshoni”. Kështu që në këtë fazë më mirë largohuni nga ai vend pune.