Si të merrni vendime – 5 strategji për të qenë të lumtur

nga Flogerta Driza

Është thelbësore që disa vendime të meren bazuar jo vetëm në mirëqënien tonë personale, por edhe në lumturinë e përbashkët. William James, filozof dhe psikolog i famshëm i fillim shekullit të 20-të, përmes veprave të tij shumë të vlerësuara në ngjarjet aktuale tha: ‘Për të qenë të lumtur duhet të marrësh vendime.’

Lumturia është njësoj si të mbash ekuilibrin mbi fije të perit. Një hap i gabuar mund të sjell humbjen e këtij ekuilibri. Qëllimi kryesor është të marrim vendime e duhura për të ruajtur këtë ekuilibër. Të gjithë e dimë se nuk është gjithmonë e lehtë. Ka situata që na shtyjnë të bëjmë një hap më shumë se sa duhet dhe më pas ndjejmë boshllik në stomak, frikë dhe humbasim toruan.

Në raste të tjera mendimet tona na bëjnë të kthehemi prapa. Të kapemi pas të kaluarës, duke humbur kështu qetësinë dhe sigurinë. Ndaj, ju ftojmë të zbuloni 5 mënyra të thjeshta për të mësuar si të merrni vendime më efektive që do t’ju ndihmojnë të jeni më të lumtur.

Një këndvështrim i ri, emocioni më i fuqishëm

kendveshtrim

Foto: @ZomPhotography via Twenty20

Sipas asaj që na shpjegohet me psikologji pozitive, për të qenë të lumtur, së pari duhet të besojmë se e meritojmë këtë lumturi. Një gjë që në pamje të parë mund të duket shumë e thjeshtë, por mund të ndryshojë plotësisht jetën tonë:

  • Ndryshoni mënyrën tuaj të të menduarit. Mundohuni që gjërat negative ose stresuese që ju ndodhin mos t’ju bëhen pengesë e pakapërcyeshme. Një qëndrim më pragmatik, do t’ju lejojë t’i përballojmë gjërat më pozitivisht.
  • Humbja e një pune, për shembull, mund të jetë traumatike, por gjithashtu mund të na nxisë të fillojmë projekte të reja që, në disa raste, janë më produktive.
  • Përfundimi i një marrëdhënieje, diskutimi me një mik, etj., përfaqësojnë situata shumë të vështira që na shkaktojnë dhimbje. Sidoqoftë, ndonjëherë, përvoja të tilla na bëjnë më të fortë.

Vendimi për të ndjekur rrugën tonë dhe lumturinë tonë në çdo rast është sekreti i lumturisë.

Vullneti për të vazhduar

vendime

Foto: @tanrr via Twenty20

Qëndrueshmëri nuk do të thotë të durojmë çdo gjë që na dëmton ose të qëndrojmë të paturpshëm përballë fatkeqësive. Qëndrueshmëri do të thotë të luftosh, të marrësh forcë nga dobësia dhe, mbi të gjitha, të jesh rezistent.

Neuropsikiologët sqarojnë se truri ynë është krijuar për të analizuar të gjitha gjërat negative që na ndodhin dhe është i programuar të mësojë nga fatkeqësitë. Jemi më të fortë se sa mendojmë. Kjo është diçka që nuk duhet ta harrojmë.

Kujdes, jetoni në të

tashmen

Shumë specialistë të shëndetit mendor na tregojnë për përfitimet e mëdha të praktikave të tilla si meditimi apo joga. Nëse nuk keni njohuri mbi këto disiplina, mund të ndiqni zakone të tjera po aq të shëndetshme. Të tilla si të shkoni në shëtitje, të ecni, të heshtni dhe të pushoni në një mjedis të përshtatshëm.
Nëse mësohemi të jemi të përqendruar dhe të qetë, do kuptojmë se të jetuarit në të tashmen mund të na sjellë lumturinë që kërkojmë kaq shumë.

Mirënjohje dhe përulësi

mirnjohje

Foto: @lmann via Twenty20

Për të qenë të lumtur, duhet të merrni vendime dhe, para së gjithash, të jeni të përulur. Të dëshirosh gjëra jashtë mundësive tuaja bëhet burim vuajtjeje. Mosmirënjohja për gjithçka të bukur që ju rrethon, do të thotë të heqësh me vetëdije mundësinë për të qenë i lumtur.
Familja, një ditë e qetë dhe harmonike, shëndeti i të dashurve tanë, gëzimi i fëmijëve, shoqëria, kafshëve tona shtëpiake… – të gjitha këto janë aspekte për të cilat duhet të jemi mirënjohës.

Aftësia për të dhënë dhe marrë lumturi

Ndonjëherë, ka nga ata që bien në një lloj “materializmi të lumturisë”, në të cilin çdo strategji, çdo veprim dhe mendim është orientuar për të mbështetur ekskluzivisht lumturinë e tyre. Pak nga pak, në këtë mënyrë, ne biem pre e një jetese egoiste.

Kjo lloj jetese nuk është idealja. Lumturia është si një energji që rritet nëse ndahet. Ne duhet të jemi në gjendje të japim lumturi po aq sa të marrim. Nuk ka asgjë më të dobishme se sa kur kuptojmë se jeta është më e bukur kur kërkojmë mirëqenie të përbashkët. Kjo ndjenjë është një përzierje e paqes së brendshme, pjekurisë personale, mirëqenies dhe, natyrisht, lumturisë.

Merrni gjithnjë vendimet tuaja, dhe nëse gaboni, mësoni nga ato gabime por mos hiqni dorë.

Kliko këtu për ta shkarkuar aplikacionin tani ↓