Si të përballemi me xhelozinë në marrëdhënie

nga Argjenda Selmani

E pranuam apo jo, të gjithë e kemi provuar xhelozinë. Është e pashmangshme ndieja e rrezikut të humbjes së partnerit. Mirëpo është e rëndësishme që xhelozia të qëndrojë brenda kornizave të normales.

Nëse po e vëreni se jeni xheloz me tepër se që duhet me partnerin, atëhëre duhet të lexoni këto këshilla që do t’ju ndihmojnë ta përballoni xhelozinë në marrëdhënien tuaj.    

Flisni për mënyrën se si ndiheni

Mund të jetë e vështirë të pranosh kur je xheloz, por të flasësh për mënyrën sesi ndjehesh me të vërtetë mund të hap linjat e komunikimit.
Sigurisht, ju do të jeni më të prekshëm por të paktën nuk do të jeni vetëm në mendimet tuaja. Merruni me rrënjën e çështjes.  Nëse partneri juaj po kalon kohë me dikë tjetër ose i kushton shumë vëmendje dikuj tjetër flisni me të.  Bëjeni në momentin që e ndieni xhelozinë ose mbani përgjithmonë
paqen tuaj.    

Mos e luftoni xhelozinë me xhelozi

Nëse e keni vrejtur që xhelozia e partnerit tuaj është një nga problemet e lidhjes atëherë mos provoni t’ja ktheni me të njëjtën monedhë.  Ky është një gabim që shumë qifte e bëjnë. Partneri tjetër fillon të reagoi sikur partneri xheloz.  Në këtë rast ju vetëm po e thelloni problemin.  Provoni ta bindni atë se xhelozia e tij është e paarsyeshme sepse nëse e bëni të kundërtën vetëm se do ta përkeqësoni situatën.

Besoni instikteve tuaja 

Në fund të fundit, është shumë e rëndësishme t’i besoni instikteve dhe intuitës tuaj.
Edhe kur vjen fjala për xhelozinë.
Nëse e ndieni se diçka nuk po shkon siç duhet sigurohuni se a është ashtu a po jo. Në këtë mënyrë ju do ta qetësoni vetën në rend të parë por edhe partnerin tuaj.
Përpiquni të mos e ngarkoni mendjen tuaj me situata hipotetike dhe të besoni në atë lidhje që është krijuar prej kohësh mes jush dhe partnerit.