Si të përcaktoheni për karrierë kur nuk jeni të vendosur?

nga Argjenda Selmani

Mes dhjetrash opsionesh, si do të zgjidhni një karrierë të përshtatshme për ju? Nëse nuk keni ndonjë ide se çfarë doni të bëni ne ju kuptojmë.  Kur vjen koha për të vendosur për universitet shumë njerëz kanë shumë dilema.

E rëndësishme është të mos merrni një vendim të nxituar. Të mos ndikoheni shumë nga faktorë të jashtëm e dytësorë mirëpo të kuptoni se bëhet fjalë për karrierën tuaj dhe për jetën tuaj në përgjegjësi. Prandaj tregohuni të kujdesshëm.

Vlerësoni vetën tuaj

Para se të zgjidhni karrierën e duhur, duhet të mësoni vetë.  Keni parasysh vlerat, interesat, aftësitë tuaja. Të gjitha këto në kombinim me llojin tuaj të personalitetit, i bëjnë disa profesione më të përshtatshme për ju dhe disa të tjerët plotësisht të papërshtatshëm. Përdorni mjete të vetëvlerësimit dhe teste të karrierës për të mbledhur informacion në lidhje me tiparet karrierëtuaja dhe më pasgjeneroni një listë të profesioneve që janë të përshtatshme në bazë të tyre. Mos hezitoni të kërkoni ndihmë nga të rriturit. Prindërit, mësimdhënësit si dhe profesionistët janë gjithmonë aleatët tuaj.

Shqyrtojeni listën që keni përpiluar

Edhe nëse jeni të pavendosur me siguri keni 3-4 opsione që ju tërheqin më shumë. Prandaj ka ardhur koha t’i shqyrtoni ato detajisht. Ja disa pyetje që duhet t’ja bëni vetës në këtë rast: Cili prej këtyre drejtimeve më pëlqen më shumë? Në cilin profesion do të isha më i sukseshsëm?
A kam ndonjë informacion për këtë fushë?, etj. Duhet të filloni t’i shkruani magnësitë dhe përparësitë e secilit prej këtyre opsioneve. Kësisoj edhe mendimet dhe preferencat tuaja do të fillojnë të kristalizohen dhe vendim për ju do të jetë shumë i  lehtë. Ju duhet të keni një plan veprimi dhe një synim në jetë që mund ta mbrrini përmes profesionit që keni zgjedhur për vete.

Ndiqni një kurs

Para se të shkoni në universitet në drejtimin që keni zgjedhur gjeni një kurs të përafërt, që lidhet me atë profesion apo karrierë edhe ndiqeni. Sidmos nëse keni ende disa muaj kohë para se në aplikoni në universitet. Kësisoj do të keni mundësi të njihni pak më mirë fushën në të cilën doni të studioni dhe të shihni se a është për ju. Nëse fusha e zgjedhur po ju pëlqen atëherë ky kurs do t’ju shërbejë të hyni më të përgatitur në universitet. Nëse ky kurs po ju bën të kuptoni se nuk e doni atë profesion atëherë ju do të jeni karrierëende në kohë të zgjidhni një profesion që ju fle në zemër.

Gjithmonë ka një mundësi të dytë

Të vendosësh se çfarë karrierë do të ndjekësh padyshim se nuk është e lehtë. Mirëpo mos e lejoni këtë vendim  t’ju stresojë shumë. Mos harroni se zgjedhjet e jetës tuaj janë në dorën tuaj. Nëse diçka nuk ju pëlqen ju mund ta ndërroni.
Nuk po themi se karriera ndërrohet aq lehtë sa disa gjëra të tjëra. Mirëpo ka gjithmonë mundësi të krijoni eksperienca të reja e avancime të reja. Mos harroni se shumë njerëz studiojnë diçka tjetër dhe në fund përfundojnë duke punuar diçka tjëtër.  Jemi të sigurtë se edhe ju do arrini të gjeni atë që e doni me zemër dhe atë që e bëni më së miri.

dua Marketplace banner